Lajme
Meta paralajmëron përdoruesit evropianë: përvoja në rrjetet sociale mund të përkeqësohet
Kompania Meta – që përfshin Facebook, Instagram dhe WhatsApp – ka paralajmëruar se përdoruesit në Evropë mund të përballen me një përvojë më të dobët në rrjetet sociale. Kjo ndodh pasi Bashkimi Evropian vendosi se modeli i ri i kompanisë “prano ose paguaj” nuk është në përputhje me rregullat e reja të Aktit për Tregjet Digjitale (DMA).
Çfarë do të thotë kjo? Përdoruesit duhet të zgjedhin: ose paguajnë për përdorimin e platformave, ose lejojnë që Meta të përdorë të dhënat e tyre për reklama.
Komisioni Evropian e gjobiti Metën me 200 milionë euro dhe tha se ky model nuk u jep përdoruesve mundësinë e vërtetë për të vendosur vetë si të përdoren të dhënat e tyre personale, përcjell albinfo.ch.
Meta pranoi se do të duhet të ndryshojë mënyrën se si funksionon ky model dhe paralajmëroi se këto ndryshime mund ta përkeqësojnë përvojën e përdoruesve evropianë dhe të ndikojnë në të ardhurat e saj në këtë rajon.
Ndërkohë, po shqyrtohet edhe një version tjetër i modelit që Meta e kishte propozuar më parë – i cili, sipas tyre, përdor më pak të dhëna personale.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











