Lajme
Paketa e kursimeve federale: Shkollat zvicerane jashtë vendit në rrezik të mbylljes
Organizata ombrellë e shkollave zvicerane jashtë vendit paralajmëron kundër paketës së kursimeve të Këshillit Federal. Sipas saj, një mbyllje e mundshme e këtyre shkollave do të shkatërronte një rrjet ndërkombëtar që kontribuon ndjeshëm në përhapjen e kulturës dhe arsimit zviceran.
Atmosfera në 17 shkollat zvicerane jashtë vendit është e tensionuar. Arsyeja: programi i kursimeve i Këshillit Federal, që parashikon një reduktim të shpenzimeve deri në 4.5 miliardë franga çdo vit, duke nisur nga viti 2027, për të balancuar buxhetin federal.
Sipas paketës së propozuar, ndër të tjera, fondet për kulturën do të shkurtohen me 18.4 milionë franga deri në vitin 2028. Për shkollat zvicerane jashtë vendit kjo do të thotë një shkurtim vjetor prej 7.9 milionë franga.
Kursime të pabarabarta
Serge Künzler, drejtor ekzekutiv i Educationsuisse, organizata ombrellë e shkollave zvicerane jashtë vendit, kritikon këto shkurtime. “Reduktimi i propozuar i financimit federal do të godasë rëndë dhe në mënyrë të pabarabartë shkollat zvicerane jashtë vendit,” shkruan ai në faqen zyrtare të shoqatës, transmeton albinfo.ch.
Një goditje e dyfishtë
Kjo masë është edhe më e vështirë për t’u përballuar, duke qenë se shkollat tashmë janë detyruar të kursejnë 5.6 milionë franga në kuadër të politikës kulturore 2024–2028. Sipas Künzler, pasojat e mëtejshme mund të jenë katastrofike. “Duhet të presim që disa shkolla të mbyllen ose të humbasin karakterin zviceran.”
Shkollat zvicerane në botë
Edhe pse subvencionet federale mbulojnë vetëm 20% të shpenzimeve totale të shkollave, pjesa më e madhe financohet nga tarifat e nxënësve. Megjithatë, Künzler thekson se nuk ka burime të tjera për të kompensuar këto shkurtime.
Propozimet nën debat në Parlament
Edhe Organizata e Zvicëranëve Jashtë Vendit (OSA) është e shqetësuar. “Këto shkolla janë faktor kyç për prezencën ndërkombëtare të Zvicrës – sepse përçojnë vlerat, kulturën dhe arsimin zviceran,” thuhet në deklaratën e saj. Humbja e këtyre subvencioneve do ta vinte në rrezik këtë mision.
Kjo çështje po debatohet edhe në Parlamentin Federal. Deputeti liberal-radikal Laurent Wehrli, anëtar i grupit parlamentar “Zvicra Jashtë Vendit”, i konsideron këto shkolla thelbësore. “Falë cilësisë zvicerane, këto shkolla janë shpesh ndër më të mirat në vendet ku ndodhen,” thekson ai. Wehrli propozon që barrën ta marrin kantonet, pasi arsimi në Zvicër është përgjegjësi kantonale.
Qasje të ndryshme
SVP mendon ndryshe. Deputeti Thomas Stettler beson se këto institucione mund të mbyllen. Ai synon të mbështesë propozimin për kursime. “Shkollat që ofrojnë vlerë të vërtetë dhe kanë kërkesë të lartë duhet të jenë të qëndrueshme edhe pa financim federal,” deklaron ai.
Në Bogota, Singapor dhe Madrid, nxënësit dhe mësuesit do të duhet të presin derisa të jetë e qartë se çfarë do të ndodhë. Paketa e qeverisë është e hapur për konsultim deri më 5 maj. Pas kësaj, parlamenti do ta shqyrtojë. Nëse do të ketë referendum, populli mund të votojë vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













