Lajme
RSF: Liria e shtypit në nivelin më të ulët ndonjëherë
Liria globale e shtypit kanë arritur në pikën më të ulët historike, sipas raportit vjetor të organizatës ndërkombëtare Reporterët pa Kufij (RSF), të publikuar të premten, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. RSF thekson se më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në vende ku situata e shtypit është “shumë serioze”, ndërsa indeksi i përgjithshëm ka rënë në nivelin më të ulët në 23 vitet që organizata ka ndjekur këtë tregues, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Raporti përfshin analiza për 180 vende dhe territore, duke vlerësuar lirinë e shtypit përmes pesë kategorive: politike, ligjore, ekonomike, socio-kulturore dhe të sigurisë. RSF ngre alarmin për përkeqësimin alarmues të situatës në Shtetet e Bashkuara, sidomos gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump.
Organizata kritikon përdorimin e institucioneve shtetërore për të sulmuar median e pavarur, përfshirë shkurtimin e fondeve për Zërin e Amerikës, RFE/RL dhe mediat ndërkombëtare publike, si dhe përpjekjet për të ndikuar mbulimin mediatik përmes presionit financiar.
SHBA ra dy vende në renditje, duke u pozicionuar në vendin e 57-të, pas Sierra Leones. RSF paralajmëron për krijimin e “shkretëtirave lajmesh” në shumë rajone amerikane, ku gazetaria lokale po zhduket për shkak të mungesës së financimit dhe presioneve politike, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, Izraeli pësoi një rënie me 11 vende, në pozicionin e 112-të, për shkak të veprimeve të ushtrisë izraelite në Gaza, ku janë vrarë gati 200 gazetarë, janë shkatërruar redaksi dhe është vendosur një bllokadë totale ndaj informacionit për më shumë se 18 muaj. RSF denoncon gjithashtu shtypjen e mediave vendase në Izrael.
Rënie të ndjeshme në renditje pësuan edhe vende si Argjentina dhe Tunizia, të cilat ranë përkatësisht 21 dhe 11 vende, në pozicionet 87 dhe 129, transmeton albinfo.ch.
Në anën tjetër të spektrit, Norvegjia mbetet vendi me më shumë liri shtypi për të nëntin vit radhazi, e ndjekur nga Estonia dhe Holanda. Vetëm shtatë vende, të gjitha në Evropë, vlerësohen me situatë “të mirë” për lirinë e shtypit.
Gjermania, ndonëse mbetet ndër vendet e larta në renditje, ra nga vendi i 10-të në të 11-in për shkak të një mjedisi pune gjithnjë e më armiqësor për gazetarët, sidomos nga sulmet e ekstremit të djathtë dhe vështirësive për të raportuar mbi konfliktin në Lindjen e Mesme.
Drejtoresha editoriale e RSF-së, Anne Bocandé, dhe drejtoresha menaxhuese, Anja Osterhaus, theksojnë ndikimin negativ të tkurrjes së tregut të reklamave, ku përfituesit kryesorë janë gjigantët e teknologjisë si Meta, Google dhe Amazon, ndërsa gazetaria cilësore mbetet pa burime për të mbijetuar.
“Gjysma e popullsisë së botës jeton në vende ku liria e shtypit është e dobët, problematike ose shumë e kufizuar. Kjo është një situatë alarmante për të ardhmen e demokracisë dhe të së vërtetës,” paralajmëron RSF, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












