Lajme
Zvicër: Shqyrtohet ndërtimi i digave të reja për të shmangur krizën e ujit
Shkrirja e përshpejtuar e akullnajave në Alpet zvicerane po sjell me vete rrezikun e mungesës së ujit në muajt e ngrohtë. Me rezervuarët aktualë nën mesataren sezonale dhe reshje të pamjaftueshme në dimrin e fundit, ekspertët paralajmërojnë se furnizimi me ujë për popullsinë dhe bujqësinë mund të vihet në pikëpyetje brenda pak dekadash, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Megjithëse reshjet e borës në prill paralizuan Valais, pjesa tjetër e vendit, veçanërisht rajonet lindore, po përjeton një mungesë të konsiderueshme reshjesh. Faqja informative dross.ch dhe Zyra Federale e Energjisë (SFOE) raportojnë se rezervuarët kanë mbetur nën nivelet mesatare, duke reflektuar rrezikun e thatësirës që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shkak të ndryshimeve klimatike.
Akullnajat aktualisht përmbajnë rreth 46 km³ ujë — një rënie drastike nga 75 km³ që kishte në vitin 2000. “Nëse ky ritëm vazhdon, përveç akullnajave Ron dhe Aletsch, shumica do të jenë zhdukur deri në mesin e këtij shekulli,” paralajmëron Astrid Björnsen nga Instituti Federal për Kërkime Pyjore, Bore dhe Peizazhi (WSL). Humbja e këtyre burimeve do të prekë drejtpërdrejt lumenjtë si Aare, Ron dhe Rajni, duke ulur sasinë e ujit të disponueshëm për industri, energji dhe bujqësi, transmeton albinfo.ch.
Përballë këtij skenari, ndërtimi i digave të reja në Alpe po diskutohet seriozisht si një masë parandaluese. Liqenet e sapoformuara në vendet ku akullnajat janë tërhequr ofrojnë potencial për të ndërtuar rezervuarë të rinj që mund të shërbejnë si depo uji për muajt e thatë dhe njëkohësisht të mbështesin prodhimin e energjisë elektrike.
Björnsen gjithashtu sugjeron që të ndërtohen rezervuarë më të vegjël në Rrafshnaltën Zvicerane për të mbështetur sektorin bujqësor në sezonin e thatë. “Nuk është më vetëm një çështje ambientale – është një çështje sigurie kombëtare,” thekson ajo.
Megjithatë, ndërtimi i digave nuk është një proces i shpejtë. Kërkon dekada planifikim, investime të mëdha dhe, jo më pak, një konsensus të gjerë publik dhe politik. Opozita më e madhe pritet të vijë nga grupet që e shohin çdo ndërhyrje në peizazhin natyror si të papranueshme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












