Lajme
BE vendos shkëputjen nga karburantet ruse nga viti 2027
Bashkimi Evropian ka vendosur që, deri në vitin 2027, të ndalë përfundimisht importin e naftës dhe gazit nga Rusia. Plani parashikon një shkëputje graduale, që nis me ndalimin e kontratave të reja dhe afatshkurtra brenda vitit 2025, dhe vijon me ndërprerjen e kontratave afatgjata të cilat përbëjnë dy të tretat e importeve të gazit rus.
Si pjesë e masave, do të ndërpritet edhe përdorimi i ashtuquajturës “flotë hije” anije që transportojnë karburante ruse në mënyrë të fshehtë si dhe importi i uraniumit dhe materialeve të tjera bërthamore nga Rusia. Vendet anëtare do të detyrohen të hartojnë plane kombëtare, që tregojnë se si do të largohen nga burimet energjetike ruse.
Ky plan, i cili pritet të miratohet me formë ligjore, është shtyrë disa herë për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, përfshirë ndërhyrjet diplomatike të ish-presidentit amerikan Donald Trump në konfliktin Rusi–Ukrainë.
Megjithatë, disa shtete anëtare kanë shprehur kundërshti: Sllovakia dhe Hungaria kanë sinjalizuar se mund të vendosin veton ndaj këtij vendimi. Kryeministri sllovak, Robert Fico, e ka quajtur iniciativën “tërësisht të papranueshme”.
Pavarësisht këtyre kundërshtimeve, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka qenë e prerë: “Epoka e karburanteve ruse në Evropë po shkon drejt fundit”, u shpreh ajo para Parlamentit Evropian në Strasburg.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











