Shqipëria
Muaji prill: Rriten çmimet edhe në Shqipëri
Konsumatorët hasin çmime më të larta për “zarzavate përfshirë patatet” me një rritje 7,7 %, pasuar “vajra dhe yndyrna” me 6,4 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 5,2 %, “mish” me 3,5 % ndërsa rritje më të ulët kanë “bukë dhe drithëra” me 1,4 %
Inflacioni ka shënuar rrije për muajin prill në Shqipëri. Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në Prill është 2,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %.
Çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje, pavarësisht se duhet të ndodhte e kundërta sepse në treg në këtë periudhë dalin produktet vendase.
Por ecuria negative e prodhimit bujqësor ka sjell rritje të inflacionit në nivelin më të lartë të 15 muajve të fundit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Sipas INSTAT, ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit janë grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,3 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,9 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,8 dhe më pas janë grupet e tjera që kanë pësuar rritje më të ulët, si mobilje, mirëmbajtje shtëpije, veshjet, këpucët por edhe hotelet dhe kafenetë.
Në grupin e ushqimeve, konsumatorët hasin çmime më të larta për “zarzavate përfshirë patatet” me një rritje 7,7 %, pasuar “vajra dhe yndyrna” me 6,4 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 5,2 %, “mish” me 3,5 % ndërsa rritje më të ulët kanë “bukë dhe drithëra” me 1,4 %.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












