Lajme
SHBA refuzon hyrjen për një grua zvicerane, EDA proteston te autoritetet amerikane
Një grua zvicerane është refuzuar të hyjë në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se kishte dokumentet e nevojshme. Ky rast ka shkaktuar shqetësim në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme (EDA), i cili ka ndërhyrë te ambasada amerikane në Bern për të protestuar ndaj këtij trajtimi.
Sipas EDA-s, arsyeja e refuzimit mbetet e paqartë dhe nuk jepen detaje mbi statusin e gruas, nëse ishte turiste, udhëtare biznesi apo mbajtëse e një karte gjelbër. Ky rast është pjesë e një trende të rritjes së refuzimeve të turistëve dhe shkencëtarëve nga SHBA që prej ardhjes në pushtet të Presidentit Donald Trump, transmeton albinfo.ch. EDA ka këshilluar qytetarët zviceranë që të informohen paraprakisht për kërkesat e hyrjes në SHBA përmes Ambasadës amerikane në Bern, pasi shkeljet e rregullave mund të çojnë në deportim ose arrestim.
Për më tepër, udhëtimet nga Zvicra për në SHBA kanë pësuar një rënie prej 26% në mars të vitit 2025, një tendencë që është lidhur ngushtë me administratën Trump.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë Kapiteni i Zvicrës vlerëson forcën mendore të skuadrës pas kualifikimit historik në çerekfinale dhe tani fokusin... -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror -
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë!












