Shqipëria
Meloni në Samitin e Tiranës: E ardhmja e Evropës kalon përmes Ballkanit Perëndimor

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni uroi sërish kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare, përcjell albinfo.ch.
Ajo u shpreh se është e kënaqur që Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij.
“Dua të uroj Edi edhe për rizgjedhjen e tij tërësisht të papritur si udhëheqës i qeverisë së Shqipërisë, jam e kënaqur që Evropa do të mund të mbështet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij”, tha Meloni.
“Do të vijojmë të qëndrojmë krah Ukrainës, do të bëjmë të pamundurën që lufta të marrë fund menjëherë. Qëndresa e Ukrainës na kujton se çfarë është vërtet Evropa. Ajo që ndodhi dje mund të jetë një hap pas, por ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka”, u shpreh më tej Meloni.
“Falënderoj Edin, jo sepse jetoj në një protektorat, por sepse më bëri të ndihesha shumë e re në videon që na u shfaq,” tha ajo me një ton miqësor, duke uruar gjithashtu kryeministrin shqiptar për rizgjedhjen e tij “tërësisht të papritur”.
Meloni theksoi bindjen e saj se Shqipëria i përket Evropës, jo vetëm për shkak të gjeografisë, por mbi të gjitha për shkak të historisë. “Shqipëria është Evropë njësoj si Italia, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate apo jo,” u shpreh ajo, duke shtuar se gjithmonë buzëqesh kur dikush përpiqet të përcaktojë se kush është evropian.
Ajo e përshkroi Bashkimin Evropian si “dëshirën për ribashkimin e familjes evropiane, njësoj si gishtat e një dore”, duke nënvizuar domosdoshmërinë e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në projektin e Evropës së së ardhmes.
“Evropën e re në një botë të re nuk mund ta ndërtojmë pa Ballkanin Perëndimor,” përfundoi Meloni, duke i dhënë kështu një mbështetje të fortë integrimit evropian të rajonit.
E-Diaspora
-
Nga refugjat politik – Kryetar i Këshillit Bashkiak të Lozanës: Historia frymëzuese e Musa Kamenicës Musa Kamenica, i ardhur nga Kosova në Zvicër në moshën 18-vjeçare, sot mban titullin e qytetarit...
-
Konsullata e Kosovës në Shtutgart pas aksidentit me tren: Nuk ka informacione për viktima nga Kosova
-
Veshalla e Tetovës mirëpret mërgimtarët në manifestimin tradicional “Votra jonë na bashkon”
-
Tragjedi në Ujman: Humb jetën mërgimtari 33 vjeçar pasi kërceu nga ura
-
Shqiptarët në Maqedoni të përjashtuar nga anketa zyrtare për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Nga refugjat politik – Kryetar i Këshillit Bashkiak të Lozanës: Historia frymëzuese e Musa Kamenicës Musa Kamenica, i ardhur nga Kosova në Zvicër në moshën 18-vjeçare, sot mban titullin e qytetarit...
-
Sondazhi tregon se zviceranët janë në favor të votimit elektronik
-
Një avion u rrëzua në liqenin e Lucernës
-
Aksidenti tragjik në Ettingen ringjall debatin për përdorimin e imobilizuesve të alkoolit në Zvicër
-
Miliona franga nga kamerat e shpejtësisë në Zvicër, siguri apo burim të ardhurash?