Lajme
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Deputetët e Bundestagut në Gjermani përfitojnë një sërë pagesash dhe përfitimesh që, në total, arrijnë në më shumë se gjysmë milioni euro në vit për çdo anëtar të parlamentit, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Paga bazë mujore për një deputet është aktualisht 11.227 euro bruto, ose rreth 135.000 euro në vit, me një rritje të parashikuar çdo 1 korrik. Pas zbritjes së taksave dhe kontributeve të detyrueshme sociale, të ardhurat neto arrijnë rreth 8.000 euro në muaj, në varësi të statusit familjar dhe të ardhurave shtesë.
Përveç pagës bazë, çdo deputet merr 5.350 euro shtesë në muaj (64.200 euro në vit) për të mbuluar shpenzimet që lidhen me detyrën, si qiraja e zyrës në zonën zgjedhore apo banesa në Berlin. Kjo shumë nuk i nënshtrohet tatimeve.
Deputetët nuk përfitojnë paga ditore për pjesëmarrje në seanca, ndryshe nga parlamentarët në shumë vende të tjera. Megjithatë, ata kanë në dispozicion fonde shtesë deri në 12.000 euro në vit për pajisje zyre dhe shpenzime të ngjashme, të cilat mbulohen vetëm me faturë.
Udhëtimi me tren brenda Gjermanisë është falas për deputetët, pa marrë parasysh nëse është për qëllime zyrtare apo personale. Për udhëtime me aeroplan kërkohen fatura për rimbursim.
Sa i përket stafit të tyre, deputetët kanë në dispozicion deri në 25.874 euro në muaj për të paguar bashkëpunëtorët. Këto pagesa menaxhohen drejtpërdrejt nga administrata e Bundestagut dhe nuk përfshijnë të afërm të deputetëve, për të shmangur keqpërdorimet, transmeton albinfo.ch.
Në total, një deputet kushton taksapaguesve gjermanë të paktën 500.000 euro në vit. Shuma mund të jetë edhe më e lartë për ata që mbajnë poste të veçanta, pasi grupet parlamentare mund të japin pagesa shtesë për pozitat me ngarkesë më të madhe, si sekretar parlamentar.
Deputetët kanë të drejtë të kryejnë aktivitete të dytësore, por të ardhurat nga këto aktivitete duhet të deklarohen nëse kalojnë shumën prej 1.000 euro në muaj.
Pas përfundimit të mandatit, deputetët marrin një pagesë kalimtare mujore për çdo vit të shërbimit, që mund të zgjasë deri në 18 muaj, me përfshirjen e të ardhurave të tjera pas muajit të parë.
Për pensionin, një deputet që ka shërbyer një mandat katërvjeçar përfiton mbi 1.000 euro në muaj, ndërsa për çdo mandat shtesë kjo shumë rritet në përputhje me përvojën parlamentare, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten












