Kosova
Bernë: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së Presidentes Osmani
Të mërkurën dhe të enjten e ardhshme, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të jetë në Zvicër për një vizitë shtetërore
Vizita e Presidentes së Republikës së Kosovës në Zvicër, ku ajo do të pritet me nderimet më të larta shtetërore, shoqërohet edhe me masa të veçanta sa i përket trafikut. Kështu, portali zyrtar i policisë police.be.ch ka dalë me një njoftim lidhur me kufizimet e nevojshme të trafikut gjatë dy ditëve sa do të zgjasë vizita.
Të mërkurën, më 21 maj 2025, dhe të enjten, më 22 maj 2025, Presidentja e Republikës së Kosovës do të jetë në Bernë me një delegacion në kuadër të një vizite shtetërore. Kjo do të jetë vizita më e lartë, e nivelit shtetëror dhe e para me nderime ushtarake që i bëhet një presidenti të Kosovës në Zvicër. parashieht që në sheshin kryesor të Bernës, Bundesplatz, do të ketë edhe pjesëmarrje të publikut, shkruan albinfo.ch. Në këtë kontekst, disa rrugë dhe sheshe në qendër të qytetit do të duhet të mbyllen përkohësisht në të dyja ditët.
Së pari, të mërkurën, më 21 maj 2025, pritja me nderime ushtarake do të zhvillohet në Bundesplatz. Aksi Bundesgasse nga Schwanengasse, perimetri rreth Ndërtesave Federale Lindore dhe Perëndimore, si dhe rrugët përkatëse hyrëse dhe Inselgasse do të jenë të mbyllura për trafikun, të mërkurën, 21 maj 2025, nga ora 12:00 deri në orën 22:00. Amthausgasse dhe Schauplatzgasse do të jenë të mbyllura për trafikun nga ora 12:00. deri në orën 4:00 pasdite po në këtë ditë.
Të enjten, më 22 maj 2025, nga ora 7:00 e mëngjesit deri afërsisht në orën 8:00 të mëngjesit, Bundesgasse nga Schwanengasse, Bundesplatz dhe Kochergasse do të jetë e mbyllur për trafikun.
Rrugë dhe rrugica të tjera gjithashtu mund të mbyllen me një njoftim të shkurtër paraprak, përcjell albinfo.ch. Rrugët përkatëse janë të shënuara me tabela ndalimi. Automjetet e parkuara në mënyrë të papërshtatshme, duke përfshirë biçikletat dhe motoçikletat, do të tërhiqen ose do të vendosen në vende të tjera.
Qasja në Hotel Bellevue dhe në garazhin e parkimit të Kazinosë mbetet e mundur nëpërmjet Kirchenfeldbrücke-Casinoplatz-Münzgraben.
Bernmobil ofron informacion në lidhje me kufizimet dhe devijimet në transportin publik në www.bernmobil.ch.
E-Diaspora
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës Edhe këtë verë do të mbulohet polica kufitare për bashkatdhetarët që hyjnë në Kosovë me automjete,... -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Zvicër
-
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore Teknologjia e Enerdrape mund të ndihmojë në ngrohjen dhe ftohjen e ndërtesave pa nevojën e shpimeve... -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej













