Lajme
Ushtria zvicerane ndërpret publikimin e rezultateve të një ankete për personat jo-binare
Ushtria zvicerane organizoi një anketë online gjatë periudhës korrik-tetor 2024, me qëllim të kuptimit më të mirë të përvojave të personave që nuk i përkasin vetëm njërës nga dy gjinitë tradicionale gjatë shërbimit ushtarak. Kjo u bë pas një studimi të vitit të kaluar, që tregoi se rreth 4% e ushtarakëve identifikohen jashtë ndarjes tradicionale mashkull-femër.
Në mënyrë tradicionale, gjinia ndahet në dy kategori: mashkull dhe femër, që quhen “gjini binare”. Personat që nuk i përkasin vetëm njërës nga këto dy kategori, por identifikohen jashtë këtyre kufijve, për shembull si një kombinim i tyre apo një gjini tjetër, njihen si persona jo-binare, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, nga 81 pjesëmarrësit në anketë, më shumë se një e treta nuk iu përgjigjën pyetjeve seriozisht, duke shfaqur zemërim dhe kundërshti ndaj fokusit të ushtrisë në këtë temë. Për këtë arsye, ushtria nuk mund të nxjerrë rezultate të besueshme nga anketa.
Një e treta e pjesëmarrësve që plotësuan anketën seriozisht, shprehën falënderime për vëmendjen ndaj temës dhe theksuan sfida si mungesa e privatësisë, mungesa e banjove të ndara dhe mosmarrja serioze nga superiorët.
Për shkak të reagimeve fyese dhe urrejtëse lidhur me temën, seksioni i komenteve u mbyll për këtë artikull. Ushtria thekson se synimi i anketës ishte të inkurajonte pjesëmarrjen serioze, por reagimet jo konstruktive ndikuan në rezultatet.
E-Diaspora
-
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës Gjuha, kënga dhe tradita si pasuri që duhet mbajtur gjallë edhe në mërgim... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër












