Shqipëria
Kuvendi në Maqedoni konstatoi dorëheqjet e Taravarit, Bexhetit dhe Ismailit
Kuvendi konstatoi dorëheqjet e Taravarit, Bexhetit edhe Ismailit, ndërkohë edhe një funksionar i ASh-së u tërhoq nga detyra
Raportohet se Arben Taravari edhe formalisht nuk është më ministër i Shëndetësisë. Në seancën e sotme, Kuvendi konstatoi dorëheqjen e tij dhe dorëheqjet e paraqitura nga zëvendësministrat e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Bexheti dhe të Mbrojtjes, Elfete Ismaili nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, përcjell albinfo.ch.
As Taravari dhe as dy zëvendësministrat nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme parlamentare për të ushtruar të drejtën e tyre për të shpjeguar dorëheqjen e tyre. Prandaj, nënkryetarja e Parlamentit, Vesna Bendevska, e cila kryesoi seancën, konstatoi dorëheqjet e tre zyrtarëve.
Dorëheqjet e zëvendësministrave të bujqësisë dhe mbrojtjes pasuan dorëheqjen nga detyra të paraqitur nga Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, pasi Aleanca për Shqiptarët vendosi të largohej nga koalicioni qeveritar dhe të kalonte në opozitë.
Nga ana tjetër, sot Koordinatori Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja, Blerant Ramadani, ka dorëzuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga kjo detyrë.
“Sot kam vendosur të dorëzoj detyrën si Koordinator Nacional për Implementimin e Teknologjive të Reja, një përgjegjësi që e kam ushtruar me përkushtim, integritet dhe vizion për zhvillimin e vendit. Falënderoj Aleancën për Shqiptarët për besimin, Kryeministrin për mundësinë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët institucionalë e partnerët për mbështetjen dhe profesionalizmin. Kjo dorëheqje nuk është fund, por një hap reflektimi dhe përgatitje për sfida të reja. Mbetem i përkushtuar të kontribuoj aty ku angazhimi im mund të sjellë vlerë”, njoftoi Ramadani.
Ndryshe, sektori i shëndetësisë është pa ministër që kur Arben Taravari dha zyrtarisht dorëheqjen javën e kaluar, pas vendimit të partisë së tij për t’u larguar nga Qeveria.
Lidhur me atë se kush do ta pasojë Taravarin, kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se shumë gjëra në skenën politike do të jenë më të qarta këtë javë.
Kujtojmë se turbulencat në koalicionin VLEN dhe në Qeveri u shkaktuan nga krahu i Aleancës për Shqiptarët në partnerin qeveritar VLEN, kur kjo e fundit vendosi të dilte me listat e veta të këshilltarëve në zgjedhjet lokale në tetor.
Kjo nuk u pranua nga partnerët e tij të koalicionit në VLEN. Kjo u pasua nga largimi i Taravarit nga koalicioni VLEN, dhe në publik lindën spekulime se ai po negocionte me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











