Lajme
Raporti për vëllazërinë myslimane nxit tension politik në Francë
Një raport i porositur nga qeveria franceze mbi Vëllazërinë Myslimane ka ngjallur debat të fortë politik në Francë. Presidenti Emmanuel Macron ka kërkuar masa të reja nga qeveria, duke e cilësuar raportin si “serioz” dhe një “kërcënim për kohezionin kombëtar”, sidomos për shkak të përhapjes së islamizmit në nivel lokal.
Sipas Elizesë, presidenti ka kërkuar që të paraqiten propozime të reja që do të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Mbrojtjes në fillim të qershorit. Macron ka vendosur që raporti të publikohet brenda javës një veprim mjaft i rrallë për një dokument të tillë.
Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau paraqiti disa drejtime të mundshme para Senatit, si krijimi i një drejtuesi të vërtetë për çështjet e inteligjencës, ngritja e një prokurorie administrative në kuadër të Ministrisë së Brendshme për shpërbërje të organizatave problematike dhe pengesa administrative, si dhe trajnime për zyrtarët dhe të zgjedhurit vendorë.
Presidenti gjithashtu thirri disa ministra kyç, përfshirë ata të Punëve të Jashtme, Financave, Arsimit Kombëtar, Arsimit të Lartë dhe Sportit sektorë të cilët, sipas raportit, janë më të ekspozuar ndaj infiltrimit të mundshëm nga lëvizja islamiste.
Raporti, i publikuar pjesërisht nga “Le Figaro”, flet për një “islamizëm bashkiak” që përhapet në mënyrë të strukturuar dhe me qëllim afatgjatë, pa përdorim dhune, por që kërcënon strukturën shoqërore dhe institucionet republikane, transmrton albinfo.ch
Sipas autorëve, ky islamizëm ndikon në ndryshimin gradual të rregullave lokale dhe kombëtare, veçanërisht në lidhje me laicitetin dhe barazinë gjinore. Raporti përmend gjithashtu krijimin e “ekosistemeve islamiste” dhe rrjete që nxisin izolimin komunitar. Hetimi përfshinte intervista me 45 akademikë dhe udhëtime hetimore brenda dhe jashtë Francës.
Organizata “Musulmanët e Francës” (MF), e përmendur në raport si “dega kombëtare e Vëllazërisë Myslimane”, ka mohuar me forcë këtë akuzë, duke e quajtur raportin si të njëanshëm dhe stigmatizues. Ata e konsiderojnë këtë përpjekje si një “lexim ideologjik” që nuk pasqyron realitetin e punës së tyre.
Edhe Këshilli Francez për Kultin Mysliman (CFCM), ka shprehur shqetësime për mundësinë e “instrumentalizimit të të dhënave” dhe mungesën e përkufizimeve të qarta në raport, që sipas tyre, kontribuon në “dyshimin e përhershëm ndaj qytetarëve myslimanë”.
Jean-Luc Mélenchon, lideri i “La France Insoumise”, ka akuzuar qeverinë për nxitje të islamofobisë, duke e krahasuar këtë situatë me përndjekjet historike ndaj protestantëve dhe hebrenjve në Francë. Ai e konsideron mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes si një mbështetje për teoritë ekstreme të së djathtës.
Në të kundërt, politikanë të djathtë si Xavier Bertrand dhe Jordan Bardella kanë bërë thirrje për masa më të ashpra, duke përfshirë ndalimin e Vëllazërisë Myslimane dhe shkëputjen e lidhjeve me Katarin, të cilin e akuzojnë si burim financimi të lëvizjes.
Gabriel Attal, një figurë e rëndësishme e kampit presidencial, ka propozuar ndalimin e mbajtjes së shamisë për vajzat nën moshën 15 vjeç në hapësirat publike, ndonëse propozimi nuk është mirëpritur në të gjithë spektrin politik qendror.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












