Kosova
Dy shqiptare nga Zvicra ndriçojnë mendjen: meditim nëpërmjet aplikacionit “BrightNest”
BrightNest është aplikacioni i parë në shqip që ofron meditime të personalizuara për çdo gjendje emocionale, të kombinuara me teknika frymëmarrjeje, tinguj relaksues dhe përmbajtje të udhëzuar nga dy eksperte të licensuara shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër
Tashmë është dëshmuar se një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në Zvicër po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha.
Duke qenë se me punë e angazhim individual çdokund në botë mund të ia dalësh edhe Vjosa Krasniqi Marleku dhe Fiqirije Gagica, dy shqiptare në Zvicër, që ato të jenë duke ofruar dhe promovuar shërbime meditimi përmes kësaj platforme, që quhet BrightNest, shkruan albinfo.ch.
Aplikacionit mobile për iOS&Android BrightNest është një platformë digjitale e krijuar për të mbështetur mirëqenien mendore përmes meditimit dhe gjumit të qetë, tashmë e disponueshme edhe në gjuhën shqipe.
Vlen të theksohet se BrightNest është aplikacioni i parë në shqip që është krijuar nga Gentian Beqiri dhe Agon Ymeri, i cili ofron meditime të personalizuara për çdo gjendje emocionale, të kombinuara me teknika frymëmarrjeje, tinguj relaksues dhe përmbajtje të udhëzuar nga dy eksperte të licensuara shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Vjosa Krasniqi Marleku dhe Fiqirije Gagica, shkruan tutje albinfo.ch.
Këto bashkëpunëtore janë shtylla të rëndësishme të përmbajtjes sonë dhe shembuj të fuqishëm të diasporës shqiptare që kontribuon në fushën e shëndetit mendor.
Aplikacioni është i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe për meditim, gjumë dhe mirëqenie mendore.
Përmbajtje e krijuar nga dy eksperte të licensuara në Zvicër (Verband Schweizer Hypnosetherapeuten VSH/NGH), me përvojë në udhëheqjen e meditimit dhe trajtimeve holistike.
Me aplikacion ofrohen shërbime frymëmarrjeje të udhëhequra për qetësim, fokus dhe lehtësim të ankthit të përshtatshme për të gjitha moshat.
Funksioni i Mood Check-In sugjeron meditime sipas disponimit dhe ndihmon përdoruesin të reflektojë mbi ndryshimet emocionale.
Artikuj të rinj çdo javë, me tema mbi vetëvlerësimin, streset e përditshme, zhvillimin personal dhe shumë më tepër.
Muzikë dhe tinguj relaksues për gjumë të thellë dhe për të ndalur mendimet e tepërta.
Meditime të krijuara për kategori të ndryshme si vetëbesimi, gjumi, qetësimi, lidhja me trupin dhe fokusi.
Ky është linku i web faqes së aplikacionit: https://brightnest.al
Ndërsa ky ështe linku që i mundëson shkarkimin direkt të aplikacionit: https://join.brightnest.app/vZox/shqip
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor












