Maqedonia
Maqedoni: 20 mijë punëtorë sezonalë hyjnë në sistem, çfarë ndryshon nga janari?
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, një kapitull i ri hapet për punëtorët sezonalë në Maqedoninë e Veriut. Një ligj i ri, që pritet të përfshijë rreth 20 mijë persona, është hartuar për të formalizuar dhe mbrojtur këtë kategori të rëndësishme të fuqisë punëtore.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, thekson se ligji synon të godasë ekonominë gri dhe të sjellë përfitime për të gjithë punëtorët, punëdhënësit dhe vetë shtetin. “Përmes këtij rregullimi, jo vetëm që do të formalizojmë mijëra punësime, por do të rrisim edhe të ardhurat nga kontributet dhe taksat. Kjo është një çështje që e kemi zvarritur për 34 vjet”, u shpreh ai, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, David Oberhuber nga Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, organizatë që mbështet financiarisht projektin, vlerëson se ky hap do të sjellë më shumë transparencë dhe stabilitet ekonomik. “Të gjithë përfitojnë: punëtorët fitojnë të drejta, punëdhënësit operojnë më lehtë, dhe shteti fiton në të ardhura”, tha ai.
Një pjesë kyçe e reformës do të jetë digjitalizimi i procesit. Marija Risteska nga Qendra për Kërkime dhe Krijim Politikash tregon se regjistrimi i punëtorëve do të bëhet përmes një aplikacioni të thjeshtë online, i përdorshëm nga çdo vend nga shtëpia, puna, apo edhe nga pushimet në plazh.
Ligji do të lejojë që edhe studentët, pensionistët dhe personat e papunë të angazhohen në punë sezonale pa humbur përfitimet e tyre aktuale. Në një kohë kur informaliteti ekonomik është ende i përhapur, ky hap shihet si një zgjidhje e shumëpritur për mijëra qytetarë dhe një mundësi për rritje të të ardhurave kombëtare.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike Pas defekteve të reja, ushtria vendos ndalim për 238 tanke... -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha












