Lajme
Shefi i Policisë Federale gjermane: Kontrollet kufitare po funksionojnë
Shefi i Policisë Federale të Gjermanisë, Dieter Romann, ka dhënë një vlerësim pozitiv për kontrollet kufitare të rishtrënguara, duke i cilësuar si efektive dhe të përballueshme nga forcat aktuale të rendit. Në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag, Romann hodhi poshtë shqetësimet e sindikatës së policisë lidhur me mbingarkesën e personelit, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
“Pse Policia Federale, me rreth 56,000 punonjës, nuk duhet të arrijë atë që arrinim më parë me 10,000 ose 30,000 oficerë?”, u shpreh Romann, duke nënvizuar kapacitetin e lartë të trupës aktuale.
Që nga 16 shtatori 2024, Gjermania ka rivendosur përkohësisht kontrollet në të nëntë kufijtë e saj tokësorë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar sigurinë dhe menaxhimin e flukseve migratore. Për këtë arsye, numri i forcave të dislokuara në kufij është rritur ndjeshëm nga 9,800 oficerë të përhershëm në stacionet kufitare në deri 13,000–14,000 oficerë aktivë.
Romann theksoi se përforcimi i kontrolleve nuk ka ndikuar në reduktimin e prezencës policore në zona të tjera, si p.sh. në stacionet e trenave apo hapësirat urbane. Ai konfirmoi se burimet njerëzore janë menaxhuar në mënyrë të balancuar për të mbuluar të gjitha zonat operacionale.
Sipas tij, bashkëpunimi me homologët ndërkombëtarë është i rregullt dhe mbështetës. Kam marrë shumë mbështetje për masat tona. Njëri prej tyre e tha thjesht: ‘Është koha!’, shtoi ai, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave













