Lajme
Vjenë: Turne humanitar i futbollit për “Jetimet e Ballkanit”
E gjithë shuma e tubuar nga ky turne do të investohet në ndërtimin e një shtëpie ose blerjen e një banese për vëllezërit tanë në nevojë
Një turne humanitar I futbollit të vogël në mbështetje për shoqatën “Jetimet e Ballkanit” do të mbahet me datën 15.06.2025, në Heuberggstättenstrasse 1, 1100 (KSV Ankerbrot Monte Laa) këtë të diel në Vjenë. Organizator tëkëtij turneu janë frizer Ludi dhe Zejni Abdullahi, transmeton albinfo.at.
Sipas organizatorit Mevludin Rexhepit i njohur si frizer Ludiky organizim nuk do të jetë vetëm turne futbolli, por njëmanifestim për gjithë komunitetin shqiptar në Austri.
“Në këtë turne futbolli do të janë gjithsej 32 ekipe. Interesimi ka qenë shumë i madh i ekipeve për të qenë pjesë e këtij turneu, por për shkak të hapësirës nuk kishim mundësi tëpranojmë më shumë ekipe”, thotë Ludi për albinfo.at
Përveç ekipeve për të rritur, në të njëjtën kohë do të ketë edhe një turne futbolli për fëmijët. “Ideja është që të kemi sa mëshumë persona të cilët bashkë më familjen e tyre do të vijnë jo vetëm për të luajtur, por edhe për të ngrënë ushqimet dhe për t’u argëtuar dhe kaluar një të diele të këndshme me ne”, thotëLudi për albinfo.at.
Tutje Ludi theksoi se në këtë turne do të janë të pranishëm edhe përfaqësues nga dy ambasadat shqiptare në Austri, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, ndërkohë mysafir special nga Kosova do të vije humanisti, Halil Kastrati.
E gjithë shuma e tubuar nga ky turne do të investohet nëndërtimin e një shtëpie ose blerjen e një banese për vëllezërit tanë në nevojë!
Data: E diel, 15.06.2025
Adresa: Heuberggstättenstrasse 1, 1100, Ëien (KSV AnkerbrotMonte Laa)
Kontakt: Arjan Sulimani: +43 699 10677450/ Jeton Rexhepi: +43 676 4277321
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër











