Muzikë
Jehon kënga shqipe në Berlin
Një koncert me këngë shqipe nga Kosova
Në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin, ditë më parë u mbajt një koncert i bukur në kryeqytetin e Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme, publikut iu prezantuan grupet muzikore nga Kosova “Asgjë sikur dielli “ dhe Dren Abazi & Zig Zag Orchestra.
“Performanca e tyre u prit me entuziazëm nga një publik i larmishëm: përfaqësues të institucioneve gjermane, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të korit diplomatik, artdashës dhe pjesëtarë të jashtëzakonshëm të mërgatës sonë”, njofton Ambasada e Kosovës në Gjermani.
Koncerti u veçua jo vetëm për performancat muzikore, por edhe për pamjen skenike, e cila i dha ngjarjes një dimension të veçantë emocional dhe simbolik. Përmes projeksioneve vizuale dhe elementeve të menduara me kujdes, në skenë u paraqit rrugëtimi i popullit të Kosovës figurat historike, dekada të qëndresës, përpjekjeve dhe shpresës së pandalshme për liri, bën të ditur Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin.
Postimi i plotë:
Një mbrëmje kur zemra e Berlinit rrahu në ritmin e muzikës sonë! 🎶
Një koncert për t’u mbajtur mend, me një atmosferë të jashtëzakonshme në Kesselhaus & Maschinenhaus (Kulturbrauerei). Performanca e grupeve tona muzikore Asgje sikur dielli dhe Dren Abazi & Zig Zag Orchestra la një shije të paharrueshme dhe u prit me entuziazëm nga një publik i larmishëm: përfaqësues të institucioneve gjermane, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të korit diplomatik, artdashës dhe pjesëtarë të jashtëzakonshëm të mërgatës sonë.
Koncerti u veçua jo vetëm për performancat muzikore, por edhe për pamjen skenike, e cila i dha ngjarjes një dimension të veçantë emocional dhe simbolik. Përmes projeksioneve vizuale dhe elementeve të menduara me kujdes, në skenë u paraqit rrugëtimi i popullit të Kosovës, figurat historike, dekada të qëndresës, përpjekjeve dhe shpresës së pandalshme për liri. Çdo detaj skenik kishte një domethënie, duke krijuar lidhje të fuqishme mes historisë dhe artit tonë.
Salla ishte e mbushur përplot, dhe energjia ndihej në çdo cep të saj. Publiku shijoi performancat deri në notën e fundit, duke e kthyer këtë mbrëmje në një nga ngjarjet kulmore të javës.
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vazhdon… dhe zemra e #Berlinit vazhdon të rrahë në tingujt e bukur të kulturës sonë! 🇽🇰🇩🇪🇦🇱🇪🇺
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo @highlight @followers #asgjesikurdielli #DrenAbazi
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41














