Lajme
Gjermania rrit sigurinë në institucionet hebraike pas sulmeve Izrael – Iran
Gjermania ka rritur masat e sigurisë në institucionet hebraike dhe izraelite në vend, në përgjigje të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit. Kancelari Friedrich Merz deklaroi se shërbimet gjermane të sigurisë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme që pas sulmeve ajrore izraelite ndaj objektivave iraniane, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Merz tha se ishte informuar personalisht nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për operacionin ushtarak. Pas bisedës, kancelari thirri menjëherë kabinetin federal të sigurisë. Ai përsëriti mbështetjen e Gjermanisë për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, por njëkohësisht u bëri thirrje palëve të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe destabilizimin e rajonit.
Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, njoftoi masa paraprake për forcimin e sigurisë në objektet hebraike dhe izraelite në Gjermani. “E konsiderojmë si skenar real rreziku ndikimin e krizës në Lindjen e Mesme edhe mbi sigurinë tonë të brendshme,” tha ai nga Bremerhaven, pas një takimi me ministrat e brendshëm.
Ambasada izraelite në Berlin mbetet e mbyllur deri në një njoftim të dytë, sipas një postimi në platformën X. Ajo është një nga misionet më të mëdha diplomatike të Izraelit në botë.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Gjermanisë raportoi se aktualisht rreth 3,500 qytetarë gjermanë ndodhen në Izrael, 1,000 në Liban dhe disa qindra të tjerë në Iran, Irak dhe Jordani. Autoritetet u kanë bërë thirrje shtetasve të ndjekin me përpikëri udhëzimet lokale për sigurinë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












