Lajme
SHBA-ja godet tri objekte bërthamore në Iran
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë realizuar me sukses një operacion ushtarak kundër tri objekteve bërthamore në territorin iranian, përkatësisht në Fordow, Natanz dhe Esfahan, transmeton albinfo.ch.
Përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social, Trump shkroi: “E kemi përfunduar me sukses sulmin ndaj tri objekteve bërthamore në Iran, përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjitha avionët tani ndodhen jashtë hapësirës ajrore iraniane.”
Sipas tij, objektivi në Fordow është goditur me një “ngarkesë të plotë bombash”, ndërsa avionët amerikanë janë tashmë në rrugë për t’u kthyer në SHBA. Trump e cilësoi këtë ndërhyrje si një “moment historik për SHBA-në, Izraelin dhe gjithë botën”.
Në të njëjtin postim, ai publikoi edhe një fotografi me mbishkrimin “Fordow ka marrë fund” dhe bëri thirrje që Irani t’i japë fund menjëherë përshkallëzimit të luftës. “Irani tani duhet të pajtohet t’i japë fund kësaj lufte”, shtoi ai, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimit të CNN, për bombardimet u përdorën bombarduesit strategjikë amerikanë B2, të njohur për aftësinë e tyre të fshehjes nga radarët.
Autoritetet iraniane kanë konfirmuar sulmet ajrore. Morteza Heydari, nga menaxhmenti i krizave në provincën Qom, deklaroi për agjencinë iraniane “Tasnim” se “një pjesë e zonës bërthamore në Fordow ishte në sulm ajror”. Goditje janë raportuar edhe në Natanz dhe Isfahan.
Ndërkohë, transmetuesi izraelit “Kan” raportoi se zyrtarë izraelitë kanë qenë në “koordinim të plotë” me SHBA-në lidhur me këto sulme.
Sulmet e SHBA-së vijnë në vazhdën e një përshkallëzimi të ndjeshëm ushtarak mes Izraelit dhe Iranit, që nisi javën e kaluar me shkëmbime të ndërsjella raketash dhe bombardimesh. Izraeli kishte akuzuar Iranin për rrezik të drejtpërdrejtë ndaj ekzistencës së tij përmes objekteve bërthamore, ndërsa Irani u hakmor me sulme ndaj territoreve izraelite.
Administrata amerikane, me në krye Trumpin, kishte paralajmëruar më herët se Irani kishte afat dy javë për të arritur një marrëveshje paqeje dhe për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor, një afat që duket se tashmë ka marrë një përgjigje ushtarake, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











