Lajme
Gjermani: Kujdestaria dhe të drejtat e vizitës mund të hiqen për prindërit e dhunshëm
Ministrja Federale e Drejtësisë, Stefanie Hubig, ka shpallur një iniciativë të re ligjore për të forcuar mbrojtjen e fëmijëve dhe viktimave të dhunës në familje, duke synuar kufizimin e mëtejshëm të të drejtave të kujdestarisë dhe të vizitës për prindërit e dhunshëm, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
“Kushdo që godet partnerin e tij duhet të presë që të mos lejohet më ta shohë fëmijën e tij – ose vetëm në prani të një personi shoqërues”, deklaroi politikania e SPD-së për grupin mediatik Funke. Deri më tani, ligji gjerman parashikon kufizime të kujdestarisë vetëm në rastet kur fëmija është drejtpërdrejt i dhunuar. Hubig dëshiron që kjo të ndryshojë.
Sipas saj, është e domosdoshme që dhuna ndaj njërit prind të trajtohet ligjërisht si kërcënim edhe për fëmijën, duke theksuar: “Në fund të fundit, fëmija vuan kur babai rreh nënën.”
Ministrja ka bërë të ditur se planifikon të prezantojë reforma të reja në ligjin për mbrojtjen nga dhuna, si pjesë e një pakete më të gjerë për forcimin e të drejtave të viktimave të dhunës familjare. Ndryshimet synojnë të ofrojnë mbrojtje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme, veçanërisht për gratë dhe fëmijët që përjetojnë dhunë brenda familjes.
Një tjetër aspekt i reformës është ndryshimi i ligjeve të qirasë, për të lejuar viktimat të dalin më lehtë nga kontratat e përbashkëta të banimit. “Kushdo që preket nga dhuna në familje duhet të jetë në gjendje të largohet nga një marrëveshje qiraje pa pasur nevojë për pajtimin e një partneri abuziv”, u shpreh Hubig, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










