Lajme
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar për të marrë pjesë në provimin pranues më 4 korrik, në universitetet publike të Vjenës, Innsbruckut, Grazit dhe Linzit. Kjo shënon një rritje të konsiderueshme pas tre vitesh rënie të lehtë në numrin e aplikimeve, shkruan ORF, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave zyrtare, 1,900 vende studimi janë në dispozicion këtë vit: 772 në Vjenë, 420 në Innsbruck, 388 në Graz dhe 320 në Linz. Universitetet e Vjenës dhe Linzit kanë parë rritje të ndjeshme të aplikimeve krahasuar me vitin e kaluar. Në Vjenë, janë regjistruar 7,729 aplikantë (nga 7,384 në 2024), ndërsa në Linz, 2,084 aplikantë kanë konfirmuar pjesëmarrjen (nga 1,975 në 2024). Në Graz dhe Innsbruck, numrat kanë mbetur të qëndrueshëm.
Provimi pranues, i cili zgjat tetë orë, vlerëson njohuritë e kandidatëve në biologji, kimi, fizikë, matematikë, si dhe aftësi të kuptimit të tekstit, njohjes emocionale dhe vendimmarrjes sociale. Pjesëmarrja në provim nuk kërkon diplomë të shkollës së mesme, por ajo duhet paraqitur në rast pranimi.
Një veçori e këtij procesi është edhe kuota e vendeve të dedikuara për nevoja publike, që përfshin deri në 85 vende për institucione shtetërore si fondet e sigurimeve shëndetësore, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe shtetet federale. Aplikantët që konkurrojnë për këto vende duhet të angazhohen për punë në sektorin publik për një periudhë të caktuar kohore dhe mund të pranohen edhe me një rezultat më të ulët në test, nëse renditen në 75 përqindëshin më të mirë të kandidatëve, transmeton albinfo.ch.
Vitin e kaluar, jo të gjitha vendet e dedikuara u shfrytëzuan: disa kandidatë nuk arritën pragun minimal, ndërsa të tjerë u renditën aq mirë sa siguruan vende të rregullta studimi.
Rritja e vazhdueshme e interesit për mjekësinë ka rikthyer në vëmendje debatin për zgjerimin e kapaciteteve në universitetet publike. Partia Socialdemokrate e Austrisë (SPÖ) ka kërkuar prej kohësh dyfishimin e numrit të vendeve të studimit, ndërsa aktualisht është në zbatim një program zgjerimi që synon arritjen e 2,000 vendeve deri në vitin 2028.
Përveç kësaj, është në shqyrtim edhe rishikimi i procedurave të pranimit, ku mund të merren parasysh edhe aftësitë praktike dhe eksperienca paraprake në fushën e shëndetësisë. Edhe universitetet private kanë filluar të zgjerojnë kapacitetet, duke ofruar alternativa shtesë për kandidatët, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












