Lajme
Në Zvicër, katër nga dhjetë persona kanë prejardhje migrante
Zvicra po përjeton një transformim të thellë shoqëror si pasojë e migracionit të vazhdueshëm, duke pasur një nga përqindjet më të larta të popullsisë me rrënjë të huaja në botë. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave (FSO), rreth 2.5 milionë persona në vend nuk kanë shtetësi zvicerane, ndërsa numri i atyre me origjinë të huaj është edhe më i madh, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Midis viteve 2014 dhe 2023, 1.8 milionë persona kanë emigruar në Zvicër dhe, pavarësisht se disa janë larguar pas disa vitesh, imigracioni neto ka arritur në mbi një milion banorë të rinj. Migracioni në Zvicër është një fenomen historik, i ndarë në tri valë kryesore: industrializimi deri në Luftën e Parë Botërore, rimëkëmbja ekonomike në vitet 1960 dhe epoka e lëvizjes së lirë brenda BE-së dhe globalizimit që nga vitet 2000.
Në fund të vitit 2023, rreth tre milionë persona mbi 15 vjeç, ose katër nga dhjetë zviceranë, kishin një sfond migrues. Një e treta e tyre janë migrantë të gjeneratës së parë, të lindur jashtë vendit, duke e bërë Zvicrën një nga vendet me përqindjen më të lartë të kësaj kategorie në botë. Një tjetër 600 000 janë brezi i dytë, të lindur në Zvicër me prindër të huaj.
Megjithatë, 27 për qind e popullsisë së përhershme të Zvicrës nuk ka pasaportë zvicerane, pasi natyralizimi është i kufizuar dhe jo i njëjtë për të gjitha grupet migrante. Shumica e emigrantëve janë të moshës 20 deri 45 vjeç, me përbërje të barabartë gjinore, transmeton albinfo.ch.
Shtetasit e vendeve të BE-së dhe EFTA-s përbëjnë shumicën e emigrantëve, rreth 54 për qind në vitin 2023, ndërsa refugjatët dhe kërkuesit e azilit përbëjnë një pakicë relativisht të vogël prej 7 për qind dhe 5 për qind respektivisht.
Puna mbetet motivi kryesor i migracionit, me më shumë se gjysmën e emigrantëve të vitit 2024 që kanë ardhur për arsye pune, kryesisht nga BE/EFTA. Ribashkimi familjar përbën një të katërtën e të ardhurve, ndërsa një pjesë e vogël janë refugjatë me leje qëndrimi.
Në aspektin e arsimit, emigrantët kanë profile të ndryshme. Disa kanë nivele shumë të larta, sidomos ata nga vendet e zhvilluara jashtë Evropës si Koreja e Jugut dhe SHBA, ndërsa të tjerë kanë arsim të ulët. Niveli i arsimit të lartë mes emigrantëve është rritur gradualisht gjatë dekadave të fundit, transmeton albinfo.ch.
Sektoret kryesore ku punojnë emigrantët janë industria dhe shërbimet shëndetësore e sociale, që përbëjnë gati 30 për qind të fuqisë punëtore të huaj. Në sektorë si hoteleri, ushqim dhe ndërtim, emigrantët përbëjnë një pjesë shumë të madhe të stafit aktiv, deri në 50 për qind.
Nga ana tjetër, punësimi në shërbimin civil dhe bujqësi mbetet kryesisht në duart e zviceranëve. Për më tepër, në ekonominë zvicerane janë të përfshirë edhe rreth 400 000 punëtorë ndërkufitarë që nuk përfshihen në statistikat e popullsisë së përhershme, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














