Lajme
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA
Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar ndonjëherë në Ranger School.
Ranger School është një nga trajnimet më të vështira dhe prestigjioze të ushtrisë amerikane, që synon zhvillimin e lidershipit dhe aftësive taktike të oficerëve në nivelin e njësive të vogla. Ky kurs sfidon pjesëmarrësit në aspektin fizik, mendor dhe emocional përmes stërvitjes intensive në tri faza: Darby, Mountain dhe Swamp, njofton FSK, transmeton albinfo.ch.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit përgatiten për të udhëhequr operacione komplekse në terrene dhe kushte të ndryshme taktike, duke përfshirë misione pritëse, patrullime të gjata dhe planifikim të detajuar në nivel togu.
Stërvitja kryhet me mbështetje minimale logjistike, me mungesë gjumi, ngarkesë të vazhdueshme fizike dhe presion psikologjik të lartë, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshmërisë dhe vendimmarrjes nën stres.
Trajnimi realizohet në standarde të barabarta për të dyja gjinitë, ku të gjithë pjesëmarrësit, pa përjashtim, përballen me të njëjtat kritere dhe sfida. Pas përfundimit me sukses të kursit, ushtarakët që diplomohen si Ranger konsiderohen të aftë të udhëheqin operacione në kushte ekstreme, në çdo klimë, terren apo situatë luftarake dhe të shërbejnë si liderë të besueshëm në strukturat e tyre.
Në këtë cikël diplomimi, nga 148 pjesëmarrës që përfunduan me sukses kursin, vetëm 3 ishin femra
E-Diaspora
-
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm “Tradita” ngjitet në skenën e Stockholm-it me valle shqiptare... -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar











