Zhvillim
Kamberi bojkoton Parlamentin serb: “Nuk do të jem pjesë e një sistemi që diskriminon shqiptarët”
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar tërheqjen nga pjesëmarrja në punimet e ardhshme parlamentare si formë proteste ndaj gjendjes së rëndë të të drejtave të njeriut dhe diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, raporton albinfo.ch.
Në një deklaratë publike, Kamberi theksoi se vendimi vjen në kontekstin e bojkotit të paralajmëruar nga opozita pro-evropiane si reagim ndaj krizës së thellë politike dhe institucionale në vend. Ai shtoi se komuniteti shqiptar që ai përfaqëson i qëndron besnik vetëm orientimit pro-evropian dhe vlerave të demokracisë, barazisë dhe të drejtave të njeriut.
“Mosnjohja e diplomave, nënpërfaqësimi politik, pasivizimi administrativ dhe mungesa e perspektivës ekonomike janë bërë pjesë e një agjende të qëllimshme që synon shpopullimin e Luginës së Preshevës,” u shpreh Kamberi, raporton albinfo.ch.
Ai kritikoi ashpër autoritetet serbe për moszbatimin e tre marrëveshjeve të nënshkruara me përfaqësuesit shqiptarë në vitet 2001, 2009 dhe 2013, që kishin për qëllim përmirësimin e pozitës së komunitetit shqiptar në Serbi. Sipas tij, këto marrëveshje kanë mbetur në letër, ndërsa nismat ligjore që do të sillnin ndryshim janë bllokuar në procedurat parlamentare.
“Demokratizimi i Serbisë nuk është vetëm ndërrim pushteti, por kërkon një shkëputje të sinqertë nga politika imperialiste e viteve ’90,” deklaroi Kamberi, duke shtuar se për veprimet e ardhshme politike do të njoftojë në koordinim me aleatët që ndajnë të njëjtat vlera properëndimore.
Kamberi ka qenë një ndër zërat më kritikë në parlamentin serb, duke artikuluar vazhdimisht kërkesat për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë dhe integrimin real të tyre në jetën politike e institucionale të vendit, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Rritja e presionit financiar godet klasën e mesme zvicerane Shumica e njerëzve në Zvicër konsiderohen si klasë e mesme, megjithatë pasiguria financiare është e zakonshme:... -
Autorët e dhunës në familje në Zvicër së shpejti do të monitorohen 24 orë në ditë -
Grupi sindikal shqiptar “Aktivistët” në Unia organizon tubim informativ në Zürich -
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër












