Kosova
Presidentja Osmani: Për votim të fshehtë duhet të ketë konsensus
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se votimi i fshehtë lejohet, por duhet të ketë konsensus mes deputetëve për këtë procedurë votimi, përcjell albinfo.ch.
“Lejohet si mundësi, por duhet të ketë vendim të seancës, të pyeten deputetët”, është shprehur Osmani në një deklarim për media pas ceremonisë së betimit të 18 kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ajo ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese do të ketë pasoja.
Osmani të mërkurën dhe të enjten ka zhvilluar konsulta me partitë politike për bllokadën në Kuvend. Ajo u ka kërkuar liderëve të partive politike që deri në fund të korrikut të gjejnë zgjidhje për bllokadën me konstituimin e legjislaturës së re.
Këtë Osmani e ka thënë pas takimeve të ndara që ka zhvilluar të mërkurën me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, atë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për daljen nga kriza institucionale pas aktgjykimit të nxjerrë javën e kaluar nga Gjykata Kushtetuese.
Në këtë aktgjykim, Kushtetuesja ka vendosur që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditësh. Meqë një afat i tillë nuk ka qenë i përcaktuar më herët, sipas vendimit të gjykatës, konstituimi në situatën aktuale duhet të bëhet deri më 26 korrik.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit











