Futboll
Ky është vendimi për prindin me rrënjë nga Kosova që goditi gjyqtarin e futbollit në Zvicër
Villmergen është gjobitur me mijëra franga
Mediat zvicerane raportojnë lidhur me rastin ku një prindi i një lojtari të ri, që ishte raportuar se është me prejardhje nga Kosova, e që goditi një gjyqtar të futbollit në Zvicër, është dënuar për sulmin e bërë në fund të majit, përcjell albinfo.ch.
Incidenti kishte ndodhur në Schoftland të Zvicrës, ndërsa ndeshja ishte ndaj Villmergen. Ishte raportuar se burri kishte humbur durimin sepse djali i tij ishte fauluar padrejtësisht. Autori i dyshuar është babai i një lojtari të ri nga Villmergen.
Incidenti ishte incizuar dhe solli reagime të shumta në Zvicër. Dhe tani Shoqata e Futbollit në Aargau ka dënuar sulmuesin me përjshtim nga të gjitha stadiumet në Zvicër deri më 3 korrik 2028.
Klubi i përfshirë, Villmergen, është gjobitur me 3500 franga, shkruan CHMedia.
Prindi i lojtarit është dënuar për hyrje të paautorizuar në fushë dhe sulm fizik ndaj gjyqtarit.
Sulmi vazhdon të mbetet çështje gjyqësore, shkruan “20 Minuten”. Dënimi i dhënë është vetëm për anën sportive.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














