Lajme
Diferenca të mëdha në normat e interesit të fondeve pensionale zvicerane në 2024
Sipas Shoqatës Zvicerane të Menaxherëve të Aseteve, fondet pensionale në Zvicër kanë arritur një normë mesatare kthimi prej 7.8 për qind gjatë vitit 2024, duke shtuar rreth 90 miliardë franga zvicerane në vlerën totale të aseteve të tyre.
Që nga viti 2004, rreth 40 për qind e rritjes së vlerës së fondeve pensionale është siguruar nga fitimet nga tregjet financiare, 35 për qind nga kontributet e punëdhënësve dhe 25 për qind nga kontributet e punonjësve, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, ka dallime të mëdha midis fondeve. Ato më të suksesshmet arritën një normë kthimi prej 10.8 për qind, ndërsa fondet më pak të suksesshme arritën vetëm 4.8 për qind.
Kthimet më të larta përkthehen në përfitime më të mëdha për të siguruarit, por fondet duhet gjithashtu të mbajnë rezervat e nevojshme për pagesat e pensioneve në të ardhmen, të cilat zbusin pjesërisht fitimet vjetore.
Shumë fonde pensionale ndjekin politika investimi konservatore, duke kufizuar potencialin për kthime më të larta që do të përfitonin direkt të siguruarit.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












