Lajme
BE-ja miratoi një nga paketat më të forta të sanksioneve kundër Rusisë
Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, në një përpjekje të re për të intensifikuar presionin ekonomik ndaj Kremlinit për shkak të agresionit të vazhdueshëm në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
Lajmi u konfirmua nga shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.
Për herë të parë që nga fillimi i masave ndëshkuese, BE ka vendosur një ulje të çmimit tavan për naftën ruse, duke e zbritur në 47.6 dollarë për fuçi, një përpjekje kjo për të reduktuar më tej të ardhurat ruse nga eksportet energjetike.
Paketa e re përfshin gjithashtu edhe sanksione ndaj 22 bankave ruse, të cilat luajnë rol kyç në financimin e luftës; kufizime ndaj disa bankave kineze, të cilat janë identifikuar si mbështetëse të operacioneve financiare të Rusisë; masa ndëshkuese ndaj rafinerisë së Rosneft-it në Indi, një pikë kyçe për përpunimin e naftës ruse dhe veprime kundër gazsjellësve Nord Stream dhe Nord Stream 2, të cilët mbeten simbole të varësisë energjetike të dikurshme të Evropës ndaj Rusisë
Sipas zyrtarëve të BE-së, paketa e re fokusohet gjithashtu në “mbylljen e skemave të errëta” dhe në ndalimin e bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë që ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet.
“Pa këto rrugë të dyta, ekonomia ruse do të fillojë të mbytet më shpejt,” thuhet në deklaratën zyrtare nga Brukseli.
Ndryshe, paketa e re me sanksione ndaj shtetit rus pritet të hyjë në fuqi brenda javës.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













