Kosova
MPJD paralajmëron bashkatdhetarët: Disa shtete nuk lejojnë kalimin me dokumente të skaduara
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka dalë me një njoftim zyrtar për bashkatdhetarët, duke i paralajmëruar ata për rregullat strikte të disa shteteve gjatë udhëtimeve drejt Kosovës, veçanërisht kur përdoren dokumente të skaduara, raporton albinfo.ch.
Sipas njoftimit të MPJD-së, udhëtimi me dokumente të skaduara përmes rrugëve tokësore mund të rezultojë me ndalim hyrjeje apo ndalese në shtetet tranzite, pasi disa prej tyre nuk bëjnë përjashtime dhe kërkojnë dokumente të vlefshme udhëtimi në çdo rast.
“Disa shtete gjatë tranzitit kërkojnë dokumente të vlefshme udhëtimi, pa përjashtim. Udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e këtyre shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi”, thuhet në njoftimin zyrtar.
MPJD thekson se raste të tilla janë paraqitur sidomos nëpër territorin e Italisë, ndaj qytetarët këshillohen të verifikojnë kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit.
“Lusim qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë”, theksohet më tej, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











