Kosova
Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për zyrtarin serb, për nxitje të përçarjes
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili dyshohet për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, raporton albinfo.ch.
Vendimi u mor të dielën pas një seance dëgjimore, me kërkesë të Prokurorisë Themelore, që vlerësoi se masa e paraburgimit është e nevojshme për mbarëvajtjen e hetimeve dhe për parandalimin e ndërhyrjeve në procedurë.
Sipas prokurorisë, Popoviq më 18 korrik gjatë një vizite në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit, në një tubim me serbët lokalë, e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “organizatë terroriste” dhe ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare për “heshtje ndaj krimeve të supozuara kundër serbëve”.
Ai u arrestua po atë ditë në pikën kufitare të Bërnjakut, ndërsa gjatë arrestimit, policia i ka sekuestruar dy telefona celularë si prova materiale.
Avokati i tij, Lubomir Pantoviq, ka paralajmëruar apelimin e vendimit të gjykatës, duke thënë se fjalimi i klientit të tij nuk përmban elemente përçarëse. “Popoviq foli për gjendjen e rëndë të serbëve në atë zonë dhe nuk përmendi asnjëherë shqiptarët. Akuzat janë të pabazuara”, ka deklaruar ai për “KosovoOnline”, raporton albinfo.ch.
Rasti ka shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se Popoviq do të përballet me drejtësinë për fjalët dhe veprimet e tij. Po ashtu, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar duke e cilësuar deklaratën e tij si propagandë antikombëtare dhe ofendim ndaj sakrificës për liri.
“Ky është mentaliteti i vartësve të Millosheviqit… tentativat për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë janë të papranueshme”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.
Në anën tjetër, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar ashpër ndaj arrestimit, duke e cilësuar si veprim të urdhëruar nga kryeministri Albin Kurti dhe ka njoftuar Brukselin zyrtar. “Kurti dëshiron të provokojë një krizë të re dhe t’u dërgojë një mesazh serbëve se nuk ka paqe për ta në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Zyrës, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit












