Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart pas aksidentit me tren: Nuk ka informacione për viktima nga Kosova
Pas aksidentit hekurudhor të ndodhur pranë qytetit Riedlingen në landin gjerman të Baden-Württemberg, ku një tren rajonal me rreth 100 pasagjerë doli nga shinat duke shkaktuar viktima dhe të lënduar, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka reaguar me një njoftim për publikun, raporton albinfo.ch.
Përmes një deklarate zyrtare, konsullata bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për të ndjekur nga afër zhvillimet pas aksidentit tragjik. Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka konfirmime zyrtare se në mesin e viktimave apo të lënduarve ndodhen shtetas të Republikës së Kosovës.
“Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane. Aktualisht, nuk ka konfirmim zyrtar që ndonjë shtetas i Republikës së Kosovës ndodhet në mesin e viktimave apo të lënduarve, por jemi në pritje të informacioneve shtesë nga autoritetet përkatëse,” thuhet në njoftimin e konsullatës.
Për bashkatdhetarët që mund të kenë nevojë për ndihmë ose informacion, konsullata ka vënë në dispozicion një numër emergjent +49 152 37337814
Në fund të deklaratës, Konsullata ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe ka uruar shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide











