Kosova
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para që i nevojiteshin urgjentisht për operacionin e vajzës së tij
Në procesin gjyqësor në lidhje me plantacionin e kanabisit në ish-kinemanë në Merchweiler, i pandehuri pranoi të mërkurën se kishte bërë “kultivimin” e bimëve. Megjithatë, ai është shprehur se kishte menduar se plantacioni ishte i ligjshëm, transmeton albinfo.ch. Dy të dyshuar të tjerë janë ende në kërkim.
Plantazhi ishte zbuluar në nëntor të vitit të kaluar: një plantacion i madh kanabisi në ish-kinemanë në Merchweiler. Operatori i dyshuar i objektit tani ka bërë një pranim të pjesshëm të veprës para Gjykatës së Landit të Saarbrückenit.
Prokurori publik akuzon 37-vjeçarin shqiptar për kultivim dhe trafikim të kanabisit të realizuar në nivel bandash. Ai përballet me disa vite burg edhe sipas ligjit të ri.
37-vjeçari pranoi se i kishte “kultivuar” bimët. Por ai kishte supozuar se i gjithë plantacioni ishte i ligjshëm dhe se korrja ishte menduar për industrinë farmaceutike, shkruan Tagesschau.de. Një bashkatdhetar që ai nuk e njihte mirë ia kishte bërë ofertën në një bar, në Shqipëri. Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari para që i nevojiteshin urgjentisht për operacionin e vajzës së tij.
Megjithatë, zyra e prokurorit publik dyshon për një grup përkatësisht, një bandë prej të paktën tre personash që donin të fitojnë shumë para. Dy anëtarë të bandës janë ende në kërkim.
Një numër i madh prej 2,572 bimësh kanabisi të gatshme për korrje secila 85 centimetra e lartë ishin sekuestruar në një sallë që ishte shndërruar profesionalisht dhe me kosto të lartë, në një plantacion.
37-vjeçari kishte lënë gjurmë në vendin e krimit. Ai u arrestua në Shqipëri, u ekstradua në Gjermani dhe ndodhet në paraburgim. Plantacioni u zbulua nga një punonjës i Energis. Ai kishte zbuluar dy kabllo të paligjshme energjie në vend, pastaj kishte ndier erën e kanabisit dhe kishte informuar policinë.
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me debat të ashpër për kriminalitetin e të huajve Dëbime apo parandalim? Debati që ndan politikën në Zvicër... -
Aksidenti tragjik në Alpet Zvicerane: defekti teknik shkaktoi rrëzimin fatal të teleferikut -
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës












