Lajme
Zvicra e shqetësuar nga planet e reja izraelite për Gazën
Ministria e jashtme ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” për planet e Izraelit për të zgjeruar operacionet ushtarake në Rripin e Gazës.
“Intensifikimi i armiqësive rrezikon të përkeqësojë më tej situatën tashmë katastrofike humanitare”, shkroi ministria e jashtme në X të premten.
Zvicra kështu “përsërit thirrjen e saj për akses të menjëhershëm dhe të papenguar humanitar, një armëpushim, lirimin e të gjithë pengjeve”, shtoi ministria, transmeton albinfo.ch.
Tutje, bëhet thirrje për rifillimin e një procesi politik me qëllim një zgjidhjeje me dy shtete në rajon, në të cilën të dy shtetet mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.
Rreth 22 muaj pas fillimit të luftës në Gaza, udhëheqja e Izraelit vendosi të premten në mëngjes të intensifikojë më tej luftimet në brezin bregdetar.
Kabineti izraelit i sigurisë miratoi një plan për të kapur qytetin e Gazës, siç u njoftua nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Pas diskutimeve të gjata, kabineti miratoi një operacion ushtarak përkatës.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, kabineti i sigurisë vendosi gjithashtu për pesë parime për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Këto përfshijnë marrjen e kontrollit ushtarak të të gjithë zonës nga Izraeli, çarmatimin e plotë të Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës.
Më pas, sipas Izraelit, atje duhet të krijohet edhe një qeveri alternative civile. Izraeli aktualisht kontrollon rreth tre të katërtat e rripit bregdetar kryesisht të shkatërruar, ku jetojnë rreth dy milionë palestinezë.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Debat për fillimin e pushimit të lehonisë tre javë para lindjes Në Zvicër po diskutohet një propozim i Partisë së Gjelbër që kërkon që pushimi i lehonisë... -
Pabarazia gjinore në Zvicër mbetet sfidë pavarësisht ligjeve për barazi -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Shoqata e Mësuesve Zviceranë këshillon kundër simboleve fetare -
Tërmet në kantonin e St. Gallen











