Futboll
Yakin: Ardon Jashari është mesfushor modern
Selektori i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, ka dhënë vlerësime të larta për Ardon Jasharin, pas transferimit të mesfushorit shqiptar nga Club Brugge te skuadra italiane AC Milan, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë për gazetën prestigjioze italiane La Gazzetta dello Sport, Yakin e ka cilësuar Jasharin si një mesfushor modern me cilësi të larta fizike dhe teknike, duke theksuar veçanërisht karakterin e tij si lider dhe punëtor të madh.
“Mesfushor modern me kualitete të larta fizike e teknike. Më së shumti tek Ardoni më ka pëlqyer karakteri i tij. Ai punon fort, është ambicioz dhe e ka karakterin e liderit”, ka thënë Yakin.
I pyetur nëse ka shqetësime që Jashari mund të përballet me vështirësi si rasti i Charles De Ketelaere, trajneri zviceran është shprehur i bindur në suksesin e tij te Milani.
“Nuk shqetësohem për këtë gjë. Në moshën 19-vjeçare ai ishte kapiten te Luzerni dhe në vitin e tij të parë larg Zvicrës, ai i ka impresionuar të gjithë, madje edhe në Ligën e Kampionëve. Ai e ka personalitetin dhe mentalitetin për të bërë mirë te Milani dhe të bëhet futbollist i klasit botëror,” ka deklaruar Yakin.
Jashari, 23 vjeç, u zyrtarizua këtë javë si përforcimi më i ri i kuqezinjve, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













