Lajme
Të marrësh një pako që nuk e ke porositur, një mashtrim gjithnjë e më i zakonshëm në Zvicër
Gjithnjë e më shumë njerëz në Zvicër po marrin pako që nuk i kanë porositur, shpesh të shoqëruara edhe me fatura. Ky problem jo vetëm që shkakton bezdi, por mund të ketë edhe kosto financiare. Avokatja e FRC-së, Manon Renaud, ndan këshillat e saj për t’u mbrojtur në këto raste.
“Ky fenomen është rritur prej disa vitesh. Po marrim gjithnjë e më shumë kërkesa nga konsumatorët,” thotë Renaud në emisionin On en parle, transmetin albinfo.ch.
Vjedhje identiteti apo thjesht gabim?
“Nuk çdo pako e marrë pa u porositur do të thotë domosdoshmërisht se jeni viktimë e vjedhjes së identitetit,” shpjegon Renaud. “Në çdo rast, kur merrni një pako të tillë, kontaktoni menjëherë kompaninë dhe kundërshtoni faturën. Mund t’ju thonë se llogaria juaj e klientit dhe adresa janë përdorur. Kërkoni gjurmueshmëri: kur është bërë porosia, çfarë të dhënash janë përdorur? Kështu mund të kuptoni nëse jeni viktimë e vjedhjes së identitetit.”
Nëse ndodh kjo, duhet t’i shpjegoni situatën kompanisë dhe të kundërshtoni faturën, duke i informuar se do ta mbani pakon për 30 ditë në rast se duan ta tërheqin. Kompania mund t’ju kërkojë të bëni kallëzim penal nuk është e detyrueshme, por rekomandohet për të thjeshtuar procedurat dhe për të mbrojtur veten.
Blerjet “me faturë” e lehtësojnë mashtrimin
Si e bëjnë autorët e mashtrimeve një porosi me identitetin tuaj? “Mund të jetë përmes marrjes në kontroll të llogarisë suaj online, por shpesh mjafton emri dhe adresa. Kur faqja e kompanisë lejon pagesën me faturë pas marrjes së produktit, mashtruesit e kanë shumë më të thjeshtë. Ata marrin njoftime për ndjekjen e pakos dhe e tërheqin sapo mbërrin faturën e lënë tek ju.”
Procedura që kushton kohë dhe para
Nëse pas kundërshtimit të faturës merrni kujtesa për pagesë, edhe ato duhet t’i kundërshtonimë mirë me shkrim ose email për të pasur provë. Mund të kërkoni nga kompania konfirmim me shkrim që nuk keni detyrim pagese.
Por procesi mund të ketë kosto, si dërgimi i letrave të rekomanduara apo telefonatat ndërkombëtare. Sipas Renaud, nuk janë kompanitë që dërgojnë pakot ato që duhet të mbulojnë shpenzimet, por vetë mashtruesi gjë që në praktikë rrallë ndodh.
Amazon dhe Riverty, të kontaktuara nga On en parle, u bëjnë thirrje klientëve të kontaktojnë shërbimin e tyre ndaj klientit nëse kanë dyshime dhe theksojnë se mbrojtja e të dhënave është prioriteti i tyre.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi Një studim i Universitetit të Bazelit tregon se pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim më... -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër












