Lajme
Shengeni në pikëpyetje
Për shkak të abuzimeve masive nga mungesa e kontrolleve, sistemi i Shengenit po vihet në pikëpyetje.
Të shkosh nga Lisbona në Athinë, nga Palermoja në Stokholm pa u kontrolluar asnjëherë në kufi. Sistemi i Shengenit e ka bërë të mundur këtë. Marrëveshja e Shengenit është një nga arritjet më të mëdha dhe më të pëlqyera të BE-së.
Por Shengeni është edhe për njerëzit për të cilët kjo lloj lirie nuk ishte menduar fillimisht, për shembull, për emigrantët nga vende që nuk janë anëtare të BE-së. Ata hyjnë në BE, për shembull, në Itali dhe pastaj shpesh me miratimin e autoriteteve lokale shkojnë në veri, për shembull, në Austri apo Gjermani. Në fakt, çdo refugjat duhet të regjistrohet në vendin ku hyn në BE. Por, pasi hyn një herë në zonën Shengen, ai ka një shans të mirë për t’u shpëtuar kontrolleve.
Se sa e lartë është shifra e kalimeve të paligjshme të kufirit, e zbuloi policia bavareze gjatë takimit të G7-s. Për ngjarje të tilla të mëdha, një vend anëtar i BE-së mund ta pezullojë përkohësisht sistemin Shengen dhe të kryejë kontrolle kufitare.
Policia që prej datës 26 maj ka konstatuar më shumë se 10 mijë kalime ilegale të kufirit, “dy herë më shumë se sa janë kapur në të gjithë vendin gjatë kësaj periudhe”, tha Jërg Radek.
Gjatë kontrolleve u konstatuan edhe delikte me droga dhe shkelje të së drejtës për azil. Andreas Scheuer, sekretar i përgjithshëm i partisë bavareze CSU, ishte ankuar në gazetën “Bild”.
“Kufiri i jashtëm i BE-së është plot me vrima dhe fqinjët tanë kthejnë kokën mënjanë. Nëse krerët e BE-së nuk do të lejojnë sërish kontrolle të konsiderueshme kufitare, ata e bëjnë veten bashkëpunëtorë të kontrabandistëve, të trafikantëve dhe të kriminelëve të tjerë”.
Eurodeputetja Monika Hohlmeier (CSU) thotë për DW-në se Shengeni është një sukses i madh dhe askush nuk do që në pikëkalimet kufitare të ketë përsëri radhë makinash, por se ai nuk duhet të jetë si verdikt absolut për mungesën e kontrolleve.
Përvoja e policisë bavareze shtroi për diskutim disa pyetje dhe ngriti për diskutim disa probleme, të cilat zakonisht nuk vihen re.
Presioni ndaj Shengenit po shtohet, jo vetëm në Gjermani, tani pas G7-s.
Matteo Salvini, kryetar i Lega Nord, kërkoi në maj rifutjen e kontrolleve kufitare për shkak të rrymave të refugjatëve dhe të rrezikut se me to mund të vijnë në BE edhe xhihadistë.
Edhe Marine Le Pen kërkoi pas atentatit të Parisit në fillim të vitit rifutjen e kontrolleve.
Sipas një ankete të fundit të majit, 60% e francezëve janë pro rifutjes së kontrolleve dhe skeptikë ndaj Shengenit.
Edhe në Danimarkë, ku më 18 qershor zgjidhet parlamenti i ri, kjo temë luan rol të madh.
Partia Popullore Daneze, parti e djathtë dhe kritike ndaj BE-së, që pritet të fitojë 20% të votave, është pro mbikëqyrjes dhe kontrollimit të kufirit me Gjermaninë.
Në vitin 2011 kjo parti që ishte partnere në koalicion, arriti të fuste përkohësisht kontrolle doganore për makinat që vinin nga Gjermania, gjë që shkaktoi zhurmë në Berlin dhe në Bruksel.
Eurodeputetja Monika Hohlmeier është pro kontrollit masiv të kufijve të jashtëm të BE-së dhe për më tepër mundësi për të kontrolluar edhe kufijtë e brendshëm në formë sondazhi.
Hungaria duket se është hedhur në ofensivë, sepse qeveria e nacionalistëve të djathtë të kryeministrit Viktor Orban do që Serbia të shpallet si vend i sigurt për të ulur valën e refugjatëve që vijnë në Hungari për të kërkuar azil.
Një zëdhënës i qeverisë nuk e përjashtoi as mundësinë që në kufirin me Serbinë të ngrihet një gardh me tel me gjemba.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











