Kosova
Presidenca kërkon konstituimin urgjent të Kuvendit të Kosovës
Presidenca e Kosovës ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke e cilësuar këtë si një urgjencë shtetërore. Reagimi erdhi një ditë pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mbi seancën konstituive të Kuvendit, përcjell albinfo.ch.
Sipas Presidencës, në kushtet e zhvillimeve të shpejta në kontinent dhe sfidave globale që prekin edhe rajonin, krijimi i institucioneve në përputhje me vendimin e Kushtetueses është thelbësor për stabilitetin politik, funksionimin demokratik dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve.
Në reagim u theksua se zvarritja e deritanishme ka dëmtuar kredibilitetin e institucioneve, zhvillimin e brendshëm të vendit, si edhe procesin e avancimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Presidenca apelon tek deputetët që të tregojnë përgjegjësi të plotë dhe të veprojnë në frymën e bashkëpunimit e mirëbesimit, në mënyrë që Kosova të ecë e konsoliduar përpara dhe të përballojë me sukses sfidat që e presin, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.
Aktgjykimi i Kushtetueses
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që kryetari i Kuvendit të zgjidhet përmes votimit të hapur brenda një afati 30-ditor, i cili nisi të rrjedhë nga e marta. Në vendim, Kushtetuesja nuk ka specifikuar sanksione të drejtpërdrejta në rast të mosrespektimit të këtij afati.
Vendimi ka hedhur poshtë idenë e Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, në disa raste kishte propozuar krijimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një procedure të tillë, por kjo ishte refuzuar nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, që nuk pranuan të delegonin përfaqësuesit e tyre.
Një proces i bllokuar
Nga 15 prilli deri më 26 korrik janë mbajtur plot 54 vazhdime të seancës konstituive, pa arritur të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Fillimisht, emri i propozuar nga Vetëvendosje për postin e kryetares së Kuvendit ishte Albulena Haxhiu.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten












