Bota
Nga Kosova deri në Spanjë, zjarret po shkrumbojnë Evropën
Evropa po përballet me një krizë të re natyrore: zjarret e egra kanë shpërthyer në disa vende të kontinentit, duke shkaktuar dëme të mëdha në njerëz, kafshë dhe pasuri. Vala e të nxehtit dhe temperaturat rekord kanë krijuar kushte ekstreme, që po ushqejnë përhapjen e flakëve, përcjell albinfo.ch.
Në Galici të Spanjës, më 16 gusht 2025, tymi i dendur mbi fshatin Vilarmel u bë simbol i shkatërrimit që po sjell vala e zjarreve. Pamjet dramatike nga rajoni tregojnë përmasat e rrezikut.
Në Tiranë, një person shihet duke u kujdesur për një kalë të djegur, një dëshmi e dhimbshme e faktit se pasojat e flakëve nuk kursejnë as kafshët.
Në Çanakala, Turqi, komunitetet lokale janë të angazhuara në një betejë të ashpër për shuarjen e zjarreve, të cilat kanë shpërthyer papritur duke kërcënuar banorë dhe prona.
Edhe në Kosovë, gjendja është alarmante. Në fshatin Kçiq i Mitrovicës së Jugut, zjarret kanë djegur male, ara dhe prona private. Për shkak të mungesës së resurseve profesionale, banorët janë detyruar të përballen vetë me flakët. Për disa, si Arton Brahimi nga Kçiqi i Madh, zjarri ka shkrumbuar burime jetike financiare, duke rënduar edhe më shumë situatën e tyre të përditshme.
Sipas raportimeve të Radio Evropa e Lirë, zjarret e kësaj vere kanë kthyer edhe njëherë vëmendjen te ndikimi i krizës klimatike, duke dëshmuar se kontinentin po e pret një sfidë gjithnjë e më serioze.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













