Sport
Shaqiri vulos fitoren për Zvicrën
Zvicra ka fituar takimin e radhes kundër Lituanisë në ndeshjet kualifikuese "Euro 2016".
Ekipi helvetik ka mundur Lituaninë në vendin e tyre me rezultat 1-2. Edhe në këtë ndeshje lojtarët shqiptarë që luajnë për përfaqësuesen zvicerane ishin shtyllat kryesore të skuadrës, ndërsa Xherdan Shaqiri ishte edhe vendimtar me golin e fitores, raporton albinfo.ch.
Gjysma e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, por me disa raste për të shënuar nga të dyja palët. Ndërkohë në pjesën e dytë gjërat ndryshuan. Pas një gabimi të mbrojtjës zvicerane, nikoqirët ishin të parët që kaluan në epersi në minutën e 65-të me golin e shënuar nga Fiodor Cernych.
Pas golit të pranuar, Zvicra bëhet më agresive me sulme të pa ndërprera dhe pas një aksioni të nisur nga Xherdan Shaqiri, në minutën e 69-të barazon rezultatin sulmuesi Josip Dërmiç. Zvicra edhe në vazhdim rrezikoi portën lituaneze disa herë me goditje nga Blerim Xhemaili e Xherdan Shaqiri, ndërkohë futbollisti me origjinë nga Zhegra, në minutën e 84-të shënoi golin e dytë dhe të fitorës për kombëtaren zvicerane.
Përfaqësuesja zvicerane e cila bën pjesë në grupin E ka pasur një nisje të dobët në kualifikimet Euro 2016, por në ndeshjet e fundit kanë bërë kthesën e suksesit!
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













