Kalendari
Konkurs: Dy vende të lira pune në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
| Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih – shpall:K O N K U R SPër dy vende të lira pune:
Pozita: Një Asistent Konsullor dhe një Vozitës-Punëtorë Sigurie. Vendet e punës: Konsullata e Kosovës në Cyrih Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh Detyrat dhe përgjegjësitë:Asistent Konsullor Punon nën mbikëqyrjen e konsullit ose zyrtarit kryesor konsullor. Ofron mbështetje administrative të përgjithshme siç është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës më lartë, por duke shtuar edhe funksionet konsullore specifike të dhëna më poshtë: Përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata dhe formular përkatës për të proceduar veprimet konsullore; Mirëmbajtja e shënimeve të detajuara kompjuteristike për të gjitha transaksionet konsullore, Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe përkthimet konsullore. Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt. Mirëmbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore. Procesimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme.
Detyrat dhe përgjegjësitë:Vozitës-Punëtorë sigurije . Punon nën mbikëqyrjen e konsullit ose zyrtarit kryesor konsullor Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësin e Shefit të misionit Konsullor, kryen detyrat dhe përgjegjësit si më poshtë: · Ofron shërbime të vozitjes për Konsullin, zyrtarin e lartë konsullor ose personelin tjetër konsullor sipas kërkesës; · Vozitësi duhet të jetë në gjendje që të kryen riparime të vogla dhe siguron që automjeti të jetë i pastër dhe në gjendje të mirë; · Duhet të jetë në gjendje që menjëherë pas thirrjes nga Konsullit ose zyrtari të lartë konsullor të ofrojë mbështetje për vozitje për detyra zyrtare në mbrëmje ose gjatë fundjavës; · Duhet të jetë në dispozicion për vizita zyrtare; · Kryerja e funksioneve rutinore të postës dhe korrierit, shpërndarja dhe regjistrimi i postës konsullore, transportit të mallrave dhe ngarkesa të tjera; · Prokurimi i pajisjeve dhe furnizimeve për konsullatë, ambasadë ose rezidencën zyrtare; · Mbajtja e librit të shënimeve për kilometrazhin e automjeteve, të riparimeve, licencave dhe lejeve, si dhe dokumentacioneve të tjera; · Është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në automjet nga pakujdesia apo mospërshtatja e kushteve të komunikacionit; · Sigurohet që të gjitha veprimet të jenë në pajtim me rregullat dhe rregulloret në rastin e përfshirjes në aksident/incident trafiku; · Kryerja e detyrave të tjera zakonisht të caktuara nga Konsulli.
Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:
Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në rrethin e ngushtë dhe pastaj për të intervistuar. – CV-në; – Kopjen e letërnjoftimit; – Kopjet e kualifikimit-diplomës; – Dy refernaca të punës dhe një letër motivuese; – Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore; – Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues (nëse e lejon praktika e shtetit pranues); Këto dokumente mund të dërgohen përmes postes ne adresën; Eugen Huber-Strasse 19a.8048 Zürich, Tel:043 343 01 71 Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen. |
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit26 Qershor 2015
- Ora17:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit22 Korrik 2026 - 18:56
Të tjera nga Kalendari
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit













