Jeta në Zvicër
Çdo ditë më shumë se 550 ankesa në adresë të Postës
Rreth 2.2 miliard letra dhe paketa janë dërguar vitin e kaluar në Zvicër. Shumica prej tyre mbërritën në adresën e duhur, por jo të gjitha. Posta ka pranuar 203'103 ankesa.
Megjithatë thuhet të ketë rënie në numrin e ankesave krahasuar me vitin e kaluar. Bëhet fjalë për një rënie për dy për qind. Më 2014 janë ankuar 203’103 klientë në Postën zvicerane.
Telashet më të zakonshme është humbja e paketës së dërguar, thonë në Komisionin e Ankesave në PostCom.
99 për qind e dërgesave “B-Post” kanë mbërritur me kohë. Ndërsa me “A-Post” të paktën 97.7 për qind e letrave kanë mbërritur të nesërmen nga posta zvicerane. Paketa prioritare 97.4 për qind janë dorëzuar me kohë ndërsa paketa ekonomike 97.5 për qind.
Kështu Posta zvicerane “Swiss Post” ka tejkaluar kërkesat e Këshillit Federal për shpërndarjen me kohë prej 97 për qind të letrave dhe 95 për qind të pakove postare.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Paris njofton pezullim të përkohshëm të shërbimeve konsullore Ambasada e Kosovës në Paris me mesazh falënderimi dhe urimi për mërgatën... -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Ngjarje e rëndë në Zakynthos, qeni i familjes i merr jetën 2 vjeçarit shqiptar
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind














