Lajme
Kantonet nën presion për masa kundër racizmit policor
Ngjarjet e fundit në Lozanë kanë vënë në qendër të debatit publik policinë zvicerane dhe akuzat për racizëm sistematik brenda forcave të rendit. Pas zbulimit të mesazheve diskriminuese në WhatsApp nga disa oficerë dhe vdekjes së 17-vjeçarit Marvin gjatë një ndjekjeje policore, kantonet po shqyrtojnë masa të reja, shkruan Blick, transmton albinfo.ch.
Konferenca e Drejtorëve të Drejtësisë dhe Policisë Kantonale (KKJPD) pritet të diskutojë këtë çështje në mesin e shtatorit në Graubünden. Në rend të ditës janë racizmi, profilizimi racor dhe humbja e besimit të publikut ndaj policisë. “Çështja do të trajtohet në një nivel politiko-strategjik,” konfirmoi sekretari i përgjithshëm i KKJPD-së, Florian Düblin.
Qeveria e Lozanës ka reaguar me pezullimin e katër oficerëve dhe paralajmërimin e reformave të gjera. Shefi i sigurisë lokale, Pierre-Antoine Hildbrand, e pranoi se në polici ekziston një “sistem heshtjeje” që toleron sjellje diskriminuese.
Incidentet kanë ndezur protesta të gjera. Për dy netë me radhë, të rinj të zemëruar dolën në rrugë, duke shkaktuar përplasje me policinë. Dje, mbi 1,000 qytetarë marshuan në heshtje në Lozanë, duke kujtuar Marvin dhe duke kërkuar ndryshime.
Akuzat për racizëm ndaj forcave policore në Vaud nuk janë të reja. Që nga viti 2016, pesë burra me ngjyrë kanë humbur jetën në ndërhyrje policore në këtë kanton. Organizatat e të drejtave të njeriut prej vitesh e kanë kritikuar policinë zvicerane për praktika diskriminuese, ndërsa Zyra Federale për Luftimin e Racizmit ka deklaruar në vitin 2023 se “racizmi strukturor është një realitet në Zvicër”.
Ngjarje të ngjashme janë zbuluar edhe në Bazel, ku hetimet zbuluan një kulturë raciste dhe seksiste brenda policisë kantonale, duke detyruar dorëheqjen e disa drejtuesve.
Shefat e policisë në nivel kombëtar janë shprehur kundër çdo sjelljeje diskriminuese, por deri tani nuk kanë bërë të ditura masat konkrete që mund të merren. Vendime të mundshme priten pas takimit të shtatorit të KKJPD-së, transmton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person











