Lajme
Mosmarrëveshjet për pronën çuan në vrasjen e mërgimtarit shqiptar në Itali
Vrasje në Fontaniva: Fqinji italian dyshohet për ekzekutimin e shqiptarit për çështje prone
Fatos Cenaj, 58-vjeçari shqiptar dhe ish-gardian, humbi jetën pas një pritë të planifikuar nga fqinji i tij italian më 8 qershor. Sipas mediave italiane, përfshirja e fqinjit në këtë akt lidhet me debate të shpeshta mbi kufijtë e pronës dhe mosmarrëveshje të vogla që u tensionuan me kalimin e kohës, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve të TG Padova, i dyshuari është italian, punëtor në një fabrikë lokale, dhe nuk ka lidhje me hakmarrje të mëparshme. Hetuesit besojnë se mëngjesin e 8 qershorit, ai e priti Cenajn pranë fermës Dindo, ku ky i fundit punonte. Kur Cenaj po kalonte me triçikletën e tij, i dyshuari qëlloi me armë zjarri, duke e goditur nga pas dhe duke e lënë të pa ndjenja. Cenaj vdiq disa ditë më vonë në spital.
Autoritetet italiane, përkatësisht Karabinierët e Parmës, kanë nisur hetimet. I dyshuari është nën trajtim në Qendrën e Shëndetit Mendor ULSS 6 dhe aktualisht është i lirë, ndërsa priten rezultatet e analizave balistike që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Pas vdekjes së Cenajt, familja e tij u largua nga zona për shkak të frikës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











