Futboll
Akanji para ndeshjes me Kosovën dhe Slloveninë: Duam gjashtë pikë të plota
Futbollisti zviceran, Fabian Rieder vlerëson lart Kosovën: Por, ne duam t’i fitojmë krejt ndeshjet
Mbrojtësi i Zvicrës, Manuel Akanji, është paraqitur në konferencë para ndeshjes me Kosovën, transmeton albinfo.ch.
Akanji tha se duan gjashtë pikë në dy takimet e muajit shtator dhe nisje të mbarë në ndeshjen ndaj ‘Dardanëve’.
“Është periudha më e shkurtër kualifikuese që kam pasur me ekipin kombëtar deri më tani. Kështu që duhet të jemi plotësisht të përqendruar. Gjëja e mirë është se kemi dy ndeshje në shtëpi për të filluar. Presim gjashtë pikë nga ato ndeshje. Nuk do të jetë e lehtë, por ky është qëllimi ynë”, tha Akanji.
Kujtojmë që ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, do të zhvillohet të premten, me fillim nga ora 20:45.
Nga ana tjetër edhe futbollisti , Fabian Rieder ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së të premtes kundër Kosovës.
Lojtari i ri i Augsburgut e ka vlerësuar lart ekipin Dardan, por ndërkohë ka insistuar se Helvetikët duhet ta nisin me këmbë të mbarë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026.
“Po luajmë kundër Rexhbeçajt, një shoku të ri të skuadrës për mua. Por, ata (Kosova) janë të pozicionuar mirë në të gjithë skuadrën dhe do të na duhet ta shtyjmë veten deri në limit kundër këtij kundërshtari të fortë”, deklaroi fillimisht ai, teksa foli për duelin me shokun e tij të ri të ekipit, Elvis Rexhbeçaj.
“Nuk do të jetë një shëtitje në park për ne në këto kualifikime. Të tri skuadrat (Kosova, Suedia e Sllovenia) kanë cilësi të jashtëzakonshme. Por, ne duam ta kalojmë grupin dhe, nëse është e mundur, t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Këto janë qëllimet tona. Mezi presim të fillojmë”, përfundoi Rieder.
Zvicra dhe Kosova do të përballen mes vete këtë të premte në Basel në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:45.
E-Diaspora
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër












