Lajme
Gjobë prej 50 mijë eurosh për kroatin që fluturoi me dron pranë aeroportit të Frankfurtit
Policia gjermane ka ndërmarrë masa ndaj një shtetasi kroat 41-vjeçar, i cili ka fluturuar me dron në një zonë të ndaluar pranë Aeroportit të Frankfurtit.
Zëdhënësi i policisë së Frankfurtit deklaroi për agjencinë DPA se nuk ka asnjë provë që i arrestuari të ketë lidhje me Rusinë. Sipas tij, burri u kishte thënë oficerëve se “thjesht donte të testonte dronin e ri”.
Kroati po hetohet për kundërvajtje dhe rrezikon një gjobë të majme. Në Gjermani, fluturimi me dron në zona të ndjeshme si aeroportet, burgjet apo bazat ushtarake është rreptësisht i ndaluar, ndërsa gjobat për shkelje të tilla mund të arrijnë deri në 50 mijë euro.
Nëse përcaktohet se fluturimi ka përbërë ndërhyrje të rrezikshme në trafikun ajror, personi mund të dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dhjetë vjet.
Vetëm dy ditë më parë, një dron tjetër u pa duke fluturuar mbi një objekt të Forcave të Armatosura Gjermane (Bundeswehr) pranë Aeroportit të Mynihut.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













