Lajme
Parlamenti Evropian kundër termit “hamburger vegjetarian”
Parlamenti Evropian ka vendosur që termat që lidhen me mishin, si “hamburger”, “salçiçe” apo “biftek”, të mos përdoren më për produktet me bazë bimore.
Ky vendim është pjesë e ndryshimeve në rregulloren për tregjet bujqësore në BE (CMO), dhe u mbështet nga 532 eurodeputetë, ndërsa 78 ishin kundër dhe 25 abstenuan. Amendamenti u propozua nga eurodeputetja franceze e PPE-së, Céline Imart.
Në dokument thuhet se termat si “hamburger”, “salçiçe” apo “eskallop” duhet të rezervohen vetëm për produkte që përmbajnë mish, duke përjashtuar emërtime si “hamburger vegjetarian” apo “salçiçe tofu”.
Megjithatë, për zbatimin e plotë të kësaj mase do të duhet dakordësia me vendet anëtare të BE-së gjatë negociatave.
Sipas përkufizimit të ri, mish konsiderohen vetëm pjesët e ngrënshme të kafshëve. Ky ndryshim synon të sqarojë etiketimin e produkteve dhe të parandalojë keqkuptimet te konsumatorët.
Ndërkohë, Manfred Weber, kreu i grupit PPE, theksoi se brenda grupit ka ndasi për këtë çështje dhe nuk e konsideroi si një përparësi.
Kjo iniciativë është pjesë e një rishikimi më të gjerë të rregullores së tregjeve bujqësore, e cila nisi si përgjigje ndaj protestave të bujqve në vitin 2024, për të forcuar pozicionin e tyre në zinxhirin e furnizimit ushqimor.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme Një anketë e kryer nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) e realizur për vitin 2023/2024 zbulon... -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët












