Kosova
Policia gati për zgjedhjet lokale të 12 tetorit: siguri në katër faza
Policia e Kosovës ka finalizuar të gjitha planifikimet operacionale për zgjedhjet lokale që mbahen nesër, më 12 tetor. Për këtë qëllim, është hartuar urdhri operativ “Zgjedhjet Lokale 2025”, që përcakton masat për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë procesit zgjedhor.
Sipas njoftimit, në terren do të angazhohet një numër i konsiderueshëm zyrtarësh policorë nga njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, për të garantuar zhvillim të qetë dhe të sigurt të zgjedhjeve.
Operacioni është ndarë në katër faza kryesore: periudha parazgjedhore, sigurimi gjatë fushatës, dita e zgjedhjeve (dita “Z”) dhe faza paszgjedhore, që përfshin transportin dhe ruajtjen e materialit zgjedhor deri në përfundim të procesit.
Policia ka emëruar gjithashtu koordinatorë që do të bashkëpunojnë ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera përkatëse. Për zyrtarët policorë janë përgatitur udhëzues të posaçëm që sqarojnë përgjegjësitë dhe detyrat ligjore gjatë procesit.
“Synimi i këtij urdhri është krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurt për qytetarët, ruajtja e rendit publik dhe mbrojtja e qendrave të votimit, këshillave komunalë dhe materialit zgjedhor,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, policia u bën thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike që të raportojnë çdo rast të dyshimtë ose informatë që mund të cenojë sigurinë e zgjedhjeve, përmes numrit 192, emailit zyrtar [email protected], apo në stacionin më të afërt policor.
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Borxhet nga blerjet online po rriten në Zvicër Ekspertët thonë se kjo krijon shpesh një perceptim të rremë të fuqisë blerëse dhe mund të... -
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror -
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit -
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave











