Lajme
Spanja propozon heqjen e ndërrimit të orës në vendet e Bashkimit Evropian
Qeveria e Spanjës ka njoftuar se do t’i propozojë Bashkimit Evropian heqjen e përhershme të ndërrimit të orës dhe kalimit në kohën dimërore, e cila duhet të ndodhë fundjavën e ardhshme, duke e quajtur këtë “praktikë të vjetruar”.
Ky ndryshim më nuk kontribuon në kursimin e energjisë, ndërsa njëkohësisht shkakton efekte negative për shëndetin, raportoi RTVE, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez theksoi se “ndërrimi i orës dy herë në vit nuk ka më kuptim”, prandaj Spanja do të propozojë heqjen e kësaj praktike.
“Në të gjitha anketat që kemi kryer, shumica e qytetarëve spanjollë dhe evropianë janë kundër ndërrimit të orës. Për më tepër, shkenca na tregon se kjo nuk kursen më energji dhe se dy herë në vit shqetëson ritmin biologjik”, shpjegoi Sanchez.
Sipas tij, gjashtë vjet më parë BE-ja kishte votuar për heqjen e ndërrimit të orës dy herë në vit në të gjitha vendet anëtare, dhe se atëherë ishte theksuar se vendimi ishte marrë pas konsultimeve publike, ku morën pjesë 4.6 milionë qytetarë, nga të cilët 84% ishin pro heqjes së kësaj praktike.
Parlamenti Evropian në vitin 2019 gjithashtu mbështeti këtë vendim, me 63% të votave, por vendimi përfundimtar nuk u mor për shkak të mungesës së konsensusit mes vendeve anëtare, pasi për miratimin e tij kërkohet shumicë e kualifikuar në Këshillin e BE-së.
Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, për televizionin spanjoll deklaroi se evropianët mbështesin idenë e një kohe të vetme dhe se “tani është momenti i duhur për ta realizuar atë”.
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person











