E-Diaspora
Flamuri i shqiptarit mbi kulm, provokon banorët austriakë
Një shqiptar me prejardhje nga Kosova që po ndërtonte shtëpi të re, në bazë të traditave të vendit prej nga vinte, kishte vendosur mbi kulmin e shtëpisë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.
Por ky veprim kishte bërë të ndihen të provokuar disa banorë të fshatit Untersiebenbrunn të Austrisë.
Madje gazeta austriake “NÖN” i ka kushtuar një artikull këtij rasti në veçanti, dhe fenomenit në tersi, transmeton “lajmi.net”
I kontaktuar nga gazeta një banor ka thënë se ky veprim është i tepërt. Sipas tij, nëse ata e duan aq shumë vendin dhe kombin e tyre, pse nuk shkojnë të jetojnë atje, por zgjedhin Austrin.
Në anën tjetër jo të gjithë banorët e këtij vendi janë të njëjtit mendim.
“Vendosja e flamujve apo shfaqja e simboleve të tyre kombëtare apo shtetërore për të nuk paraqet kurrfarë shqetësimi”, njofton albinfo.ch
Problem vendosjen e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në kulm, nuk e ka parë as kryetari i Komunës.
Ai i ka thënë gazetës, se për të më e udhës i duket vendosja e flamujve se sa shkuarja në mal për të prerë ndonjë dru që ta vendosin mbi kulm. Përgjigja e kryetarit lidhet me traditën austriake, të cilët për dallim nga shqiptarët që vendosin flamuj në përfundim të ndërtimin të shtëpisë, ata në kulmin në ndërtim e sipër të shtëpisë së tyre të re vendosin një lloj pishe të cilën zakonisht e marrin diku në pyjet e tyre.
Në fund gazetari ka takuar edhe pronarin e shtëpisë, ku me vete kishte marrë edhe disa birra dhe një flamur të Austrisë.
Veprimi i gazetarit është mirëpritur nga pronari shqiptar i shtëpisë, i cili e ka falënderuar atë për flamurin austriak, duke i thënë se edhe vet ka pasur dëshirë që dy flamujve, atij të Kosovës dhe Shqipërisë t’ua bashkangjet edhe atë të Austrisë, po nuk ka mundur ta gjejë një të tillë.
Dhe për ta dëshmuar edhe më shumë se nuk kishte kurrfarë problemi me flamurin austriak, shqiptari e kishte vendosur atë në pikën më të lartë, mbi atë të Kosovës dhe Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













